Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Studentët e UPZ-së kanë dhënë një shfaqje për nxënësit në edukimin parashkollor në Institucionin parashkollor “Melodia” në Therandë

17 Dhjetor 2015

Studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë dhënë një shfaqje për nxënësit në edukimin parashkollor në Institucionin parashkollor “Melodia” në Therandë. Me këtë rast nxënësit i dhuruan Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj logon e UPZ-së, të punuar nga dora e tyre.

Përralla “Bukuroshja e fjetur” nga studentët e vitit të katërt programi- parashkollor, u inskenua nga Ilir Muharremi regjisor dhe profesor i lëndës: Dramatizimi dhe shfaqjet me kukulla. Shfaqja u dha në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit. Kjo shfaqje qe si rezultat i kësaj lënde duke promovuar në skenë: tekstin e dramatizuar, lojën e aktorëve, lëvizjet skenike, lojërat skenike, regjinë, kostumografin, skenografinë si dhe muzikën. Në shfaqje ishin të pranishëm fëmijët nga kopshtet........

Rrëfimi i përrallës: Na ishin njëherë një mbret dhe një mbretëreshë që iu përmbushën të gjitha ëndrrat ditën që u lindi një vajzë yll e bukur. Për të festuar pagëzimin e vajzës, ata ftuan të gjitha zanat nga të katër anët e mbretërisë. Po në festë na kishte ardhur edhe një shtrigë e paftuar dhe, për ta prishur gëzimin, u hodh e tha se vogëlushja do të shpohej me majën e furkës dhe do të vdiste. Po, për fat të mirë, zanat që qenë aty, e zbutën mallkimin dhe thanë:

 

-Bija juaj nuk do të vdesë, veç do të bjerë në gjumë të thellë, prej të cilit ka për ta zgjuar një princ.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas