Urimi i Rektorit Vataj për Vitin e Ri
31 Dhjetor 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, studentëve, mësimdhënësve, stafit administrativë dhe të gjithë qytetarëve ua uron Vitin e Ri 2016. Viti që po hyjmë të jetë vit i realizimit të aspiratave tuaja dhe i shënimit të sukseseve të reja në të gjitha sferat e jetës. Mbi të gjitha urojmë që të mbizotëroj paqja, harmonia dhe shëndeti në familjet tuaja.
Gëzuar për shumë mot!
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor
