Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti i Prizrenit dhe i Mitrovicës lidhin marrëveshje bashkëpunimi

01 Shkurt 2016

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, do bashkëpunojnë në fushën akademike duke krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe për anëtarët e departamenteve dhe fakulteteve.

Për këtë qëllim të hënën në Mitrovicë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre universiteteve, nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj.

Të dy rektorët e kanë vlerësuar si një marrëveshje të rëndësishme, që do të mundësoj zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve që ata udhëheqin.

Ata shprehën zotimin e tyre për të kryer aktivitetet që nevojiten për të realizuar objektivat e marrëveshjes.

Në kuadër të marrëveshjes me gjithsej tetë pika, janë precizuar obligimet që kanë universitetet për jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Parashihet shkëmbimi i vizitave të anëtarëve të stafit didaktik dhe kërkimor, që kanë për qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave etj.

Po ashtu planifikohet shkëmbimi i botimeve, materialeve akademike, shkëmbimi i studentëve pasuniversitarë dhe personelit kërkimor më qëllim të ndjekjes së seminareve etj.

Në një pikë të veçantë të marrëveshjes, saktësohet se bashkëpunimet e veçanta ndërmjet njësive akademike të të dy universiteteve do të përcaktohen me protokolle të veçanta. Si të tilla ato do të firmosen edhe nga përfaqësuesit e tyre kompetentë.

Rektori i Alush Musaj, potencoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi, ashtu sikur të tjerat që janë nënshkruar me universitete jashtë dhe brenda vendit, është me interes dhe në dobi të vetë studentëve, si dhe të punës kërkimore në universitet.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas