Rektori Vataj me bashkëpunëtorë vizitoi Universitetin e Marmarasë dhe të Yalovës në Turqi
05 Shkurt 2016
Një delegacion nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, po viziton disa universitete turke me qëllim të realizimit të bashkëpunimit në fushat akademike. Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i UPZ-së, kryesuesi i Këshillit Drejtues Dr. Sc. Bekim Gashi dhe anëtar të tjerë të KD-së, kanë vizituar Universitetin e Marmarasë dhe të Yalovës. Nga rektorët e këtyre universiteteve është realizuar një pritje e ngrohtë ku u zotuan se do të mbështesin UPZ-në në fusha të ndryshme.
