Urimi i Rektorit Vataj për Ditën e Pavarësisë “17 Shkurtin”
17 Shkurt 2016
Urimi i Rektorit Vataj për Ditën e Pavarësisë “17 Shkurtin”
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, studentëve, mësimdhënësve, stafit administrativ dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uron Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, “17 shkurtin”. Kjo ditë të shërbej për të përkujtuar sakrificën dhe gjakun e të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi. Falë luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së miqve ndërkombëtar, Kosova u çlirua nga Serbia dhe u hap rruga për shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008.
Tani na mbetet që të ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin duke i kryer obligimet tona kushtetuese e ligjore ndaj vendit.
Urime për shumë mot Ditën e Pavarësisë!
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj
