Studentët e UPZ-së u informuan për Programin e bursave hungareze - Stipendium Hungaricum
04 Mars 2016
Këshilltari Politik i Ministrit të Arsimit, Prof. Asoc. Hysen Bytyçi dhe Sekretari i Ambasadës Hungareze Tamas Gergely.
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është mbajtur një takim informues me studentë për “Programin
e bursave hungareze - Stipendium Hungaricum për studentët Kosovarë”. Në këtë takim informues kanë marrë pjesë z. Tamas Gergely, Sekretar i parë i Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë, Prof. Asoc. Dr. Hysen Bytyqi Këshilltar i Ministrit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi, u.d. Dekan i Fakultetit Ekonomik në UPZ.
Z. Gergely nga Ambasada e Hungarisë në Prishtinë inkurajoi studentët e UPZ-së që të shtrytëzojnë këtë mundësi të mirë për kryerjen e studimeve jashtë vendit.
Ndërkaq, Prof. Asoc. Dr. Hysen Bytyqi, Këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bërë të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Kapacitete Njerëzore e Hungarisë kanë nënshkruar marrëveshjen e “Programit për Bashkëpunim Shkencor dhe Arsimor” për vitet 2016-2018. Po ashtu Bytyqi inkurajoi studentët e UPZ-së që të shfrytëzojnë këtë mundësi të mirë për vijimin e studimeve në nivele të ndryshme.
Sipas këtij programi të bashkëpunimit Qeveria e Hungarisë ofron gjithsej 30 bursa në vit për studentët e Kosovës, për të ndjekur studimet në Hungari në gjuhën hungareze apo në një gjuhë tjetër të huaj sipas korrnizës vijuese përmes programit “Stipendium Hungaricum”: 10 bursa për 6 semestra të plotë të programeve të studimit BA/BSc në fushën e· Bujqësisë, 5 bursa për 6 semestra të plotë të programeve të studimit BA/BSc në fushën e· Gjuhës dhe Letërsisë Hungareze, 10 bursa për 4 semestra të plotë MA/MSc në fushën e Bujqësisë,· 3 bursa për në fushën e Mjekësisë, dhe· 2 bursa për studime të plota PhD nga fusha e ekonomisë, marrëdhëniet· ndërkombëtare dhe administrata publike. Gjithësejt, 27 institucione hungareze të arsimit të lartë janë të angazhuar në Programin “Stipendium Hungaricum” për vitin akademik 2016/2017 me një total prej 420 programeve studimore. Programet studimore janë në përgjithësi në dispozicion në gjuhën angleze dhe hungareze, me disa programe poashtu të ofruara në gjuhën gjermane dhe frenge. Në linkun më poshtë mund të gjeni listën e programeve studimore të ofruara: http://uni-prizren.com/sq/lajme/778

