Urimi i Rektorit Vataj për “8 Marsin” – Ditën Ndërkombëtare të Gruas
08 Mars 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, ua uron “8 Marsin” Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të gjithë grave dhe nënave, në veçanti punonjësve të UPZ-së.
Kjo ditë duhet të shërbejë për të përkujtuar me mirënjohje përkushtimin e grave dhe nënave tona që kanë së pari në familje por edhe në shoqëri në përgjithësi.
Pozita e gruas në shoqërinë kosovare gjithnjë e më shumë po avancohet si rezultat i rritjes së arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes së përgjithshme.
Urime “8 Marsin”!
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
