Rektori Vataj priti një delegacion nga dy universitete turke
10 Mars 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të enjten ka pritur një delegacion nga universitetet turke të cilët kanë ardhur në kuadër të projektit për Zhvillimin e aftësive profesionale mësimdhënësit turq në Kosovë që është duke u realizuar në Prizren. Në takim ishin përfaqësuesit e Universitetit i Gazietep dhe Universiteti i Kalyoncy të Turqisë.
Temë bosht në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit në mes të universiteteve në fushat akademike.
