UPZ arriti marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Gaziantep
05 Prill 2016
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Gaziantep në Turqi të hënën kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Ramë Vataj rektor i UPZ-së dhe Prof. Dr. M. Yavuz Coskun rektor i UG. Bashkë me Rektorin Vataj në Turqi po qëndron edhe Dr. Sc. Soner Yildirim, koordinator i programit në gjuhën turke në UPZ.
Rektori Vataj e falënderoi për mikpritjen Rektorin e këtij universiteti dhe e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje. Rektori Vataj ndërkaq ka mbajtur edhe një fjalim përshëndetës para mësuesve turk të Kosovës që po ndjekin një seminar në Turqi. I cili fillimisht është mbajtur në UPZ. Nga ana tjetër, Rektori i Universitetit Gaziantep Prof. Dr. M. Yavuz Coskun e falënderoi rektorit Vataj për vizitën dhe u zotua se do të kujdesën për mbështetjen e UPZ-së në suaza të mundësive.
