Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në UPZ u promovua libri “Klinika penale juridike” të autorëve Dr. Sc. Hashim Qollaku dhe Dr. Sc. Fejzullah Hasani

28 Prill 2016

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është bërë promovimi i librit me titull “Klinika penale juridike” të autorëve Dr. Sc. Hashim Qollaku dhe Dr. Sc. Fejzullah Hasani. Me këtë eveniment të rëndësishëm kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme dhe veçanërisht nga ato të drejtësisë, pjesë e të cilave institucione janë autorët. Në fjalimin e tij me këtë rast rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, promovimin e këtij libri e vlerësoi si ngjarje të rëndësishëm për Universitetin dhe për gjithë dashamirët e librit. Një fjalë rasti e mbajtën edhe profesori nga Universiteti i Tiranës Prof. Dr. Altin Shegani dhe profesori i UP-së, Prof. Dr. Bajram Uka, të cilët e vlerësuan lartë kontributin e autorëve në këtë fushë përmes këtij libri.  Ndërkaq autorët, profesor Qollaku dhe Hasani theksuan se jenë munduar  që përmes këtij libri të sjellin në dorë të studiuesve të fushave juridike diçka e cila mund të ju shërbejë gjatë studimeve të tyre.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas