Në UPZ u promovua libri “Klinika penale juridike” të autorëve Dr. Sc. Hashim Qollaku dhe Dr. Sc. Fejzullah Hasani
28 Prill 2016
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është bërë promovimi i librit me titull “Klinika penale juridike” të autorëve Dr. Sc. Hashim Qollaku dhe Dr. Sc. Fejzullah Hasani. Me këtë eveniment të rëndësishëm kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme dhe veçanërisht nga ato të drejtësisë, pjesë e të cilave institucione janë autorët. Në fjalimin e tij me këtë rast rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, promovimin e këtij libri e vlerësoi si ngjarje të rëndësishëm për Universitetin dhe për gjithë dashamirët e librit. Një fjalë rasti e mbajtën edhe profesori nga Universiteti i Tiranës Prof. Dr. Altin Shegani dhe profesori i UP-së, Prof. Dr. Bajram Uka, të cilët e vlerësuan lartë kontributin e autorëve në këtë fushë përmes këtij libri. Ndërkaq autorët, profesor Qollaku dhe Hasani theksuan se jenë munduar që përmes këtij libri të sjellin në dorë të studiuesve të fushave juridike diçka e cila mund të ju shërbejë gjatë studimeve të tyre.
