Komisioni Zgjedhor u bënë thirrje studentëve të dalin sa më masovisht në zgjedhjet studentore më 17 Maj 2016
14 Maj 2016
Komunikatë për Medie
Komisioni Zgjedhor u bënë thirrje studentëve të dalin sa më masovisht në zgjedhjet studentore më 17 Maj 2016
Komisioni Zgjedhor për organizimin e Zgjedhjeve Studentore në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren u bënë thirrje të gjithë studentëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe më 17 Maj 2016 të dalin të votojnë sa më masovisht.
Komisioni Zgjedhor i ka kryer të gjitha punët përgatitore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në mënyrë që të sigurohet një proces sa më transparent. Njëkohësisht u bënë thirrje të gjitha medieve dhe organizatave relevante të interesuara që të bëjnë monitorim të procesit në ditën e zgjedhjeve.
Organizatat Studentore që do të marrin pjesë në zgjedhjet studentore janë këto: Alternativa Studentore, Unioni i Studentëve Shqiptar dhe Unioni Studentor ”Ukshin Hoti”.
Komisioni Zgjedhor kërkon nga organizatat studentore dhe studentët që të kujdesën që procesi votues të zhvillohet pa probleme në të kundërtën mbajnë përgjegjësi komfor rregullave në fuqi.
Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet Studentore Prizren, më: 14.05.2016
