Urimi i Rektorit Vataj për Fiter Bajramin
04 Korrik 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fiter Bajramit. Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës e përkushtimit ndaj Perëndisë. Le të shërbejë kjo festë për t’i zgjatur dorën njërit tjetrit që të jemi më të unifikuar. Uroj për më shumë paqe, harmoni, begati e shëndet në familjet e secilit prej jush.
Urime dhe Gëzuar!
Me respekt,
Prof. Dr. Ramë Vataj - Rektor
