Universiteti i Prizrenit dhe i Mitrovicës, pjesë e një projekti ndërkombëtar për shkëmbime universitare
07 Korrik 2016
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në partneritet me "Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, bashkërisht kanë përfituar një projekt në fushën e arsimit të lartë nga Komisioni Evropian. Është fjala për projektin "International Credit Mobility”, në kuadër të të cilit parashihet shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik.
Për të shqyrtuar mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të përfituar fonde dhe projekte të ndryshme me interes për universitetet, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, bashke me rektorin e Universitetit te Mitrovicës, Alush Musaj dhe prorektorin për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Mitrovicës, Rifat Morina, kane vizituar "Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, ku janë takuar me presidentin e këtij universiteti, Jean Peeters.
Në takim të tre rektorët kanë biseduar për zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të aplikuar për ndonjë projekt në fushën e arsimit të lartë. Gjatë qëndrimit në Lorient të Francës, rektorët Vataj e Musaj, kanë vizituar edhe kampusin e "Université Bretagne Sud”, ku zhvilluan takime me dekanë të fakulteteve dhe profesorë të lëmive të ndryshme.
Gjithashtu me 4 korrik 2016 ata morën pjesë edhe në Seminarin Franko-Ballkanik ne Paris te Francës, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Puneve te Jashtme të Francës. Në këtë seminar, kane marre pjese perfaqesues te dhjetëra universiteteve franceze dhe universiteteve te shteteve te Ballkanit Perendimor, ku ndër të tjera u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve nga Franca me ato nga Ballkani.
Për mundësinë e gjetjes se partnereve tjerë në fushën e bashkëpunimit ne kuadër te projekteve evropiane, poashtu te shkëmbimit te studenteve dhe stafit akademik dhe administrativ, rektorët Vataj dhe Musaj, biseduan më konkretisht me përfaqësues të Universitetit të Bordos, Universitetit të Lile dhe Universitetit të Lyon.
