Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti i Prizrenit dhe i Mitrovicës, pjesë e një projekti ndërkombëtar për shkëmbime universitare

07 Korrik 2016

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në partneritet me  "Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, bashkërisht kanë përfituar një projekt në fushën e  arsimit të lartë nga Komisioni Evropian. Është fjala për projektin "International Credit Mobility”, në kuadër të të cilit parashihet shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik.

Për të shqyrtuar mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të përfituar fonde dhe projekte të ndryshme me interes për universitetet, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, bashke me rektorin e Universitetit te Mitrovicës, Alush Musaj dhe prorektorin për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Mitrovicës, Rifat Morina, kane vizituar "Université Bretagne Sud” në Lorient të Francës, ku janë takuar me presidentin e këtij universiteti, Jean Peeters.

Në takim të tre rektorët kanë biseduar për zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe mundësitë që ofrohen nga Komisioni Evropian për të aplikuar për ndonjë projekt në fushën e arsimit të lartë. Gjatë qëndrimit në Lorient të Francës, rektorët Vataj e Musaj, kanë vizituar edhe kampusin  e "Université Bretagne Sud”, ku zhvilluan takime me dekanë të fakulteteve dhe profesorë të lëmive të ndryshme.

Gjithashtu me 4 korrik 2016 ata morën pjesë edhe në Seminarin Franko-Ballkanik ne Paris te Francës, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Puneve te Jashtme të Francës. Në këtë seminar, kane marre pjese perfaqesues te dhjetëra universiteteve franceze dhe universiteteve te shteteve te Ballkanit Perendimor, ku ndër të tjera u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve nga Franca me ato nga Ballkani.

 

Për mundësinë e gjetjes se partnereve tjerë në fushën e bashkëpunimit ne kuadër te projekteve evropiane, poashtu te shkëmbimit te studenteve dhe stafit akademik dhe administrativ, rektorët Vataj dhe Musaj, biseduan më konkretisht me përfaqësues të Universitetit të Bordos, Universitetit të Lile dhe Universitetit të Lyon.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas