Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me Universitetin Çanakkale të Turqisë
13 Korrik 2016
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Çanakkale të Turqisë. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar të mërkurën në Prizren, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Prof. Dr. Yücel Acer, Rektor Universitetit Çanakkale. Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat përkatëse akademike. Dy institucionet ranë dakord të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera.
<< prapa