Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017
03 Tetor 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë studentëve dhe stafit të UPZ-së, ua uron fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017.
Në këtë ditë të veçantë posaçërisht uroj studentët e rijnë që për herë të parë i bashkohen botës akademike. Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime që në fillim të studimeve dhe kam besim të plotë se do të tregoni suksese dhe do të formoheni si kuadro që do t’i shërbeni vendit dhe familjes tuaj.
Për UPZ ky vit akademik është vit i veçantë ngase nisë punën Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, një fakultet i ri i cili ka qenë në vizionin tim si rektor për të ofruar mundësi studimi në fusha që ka interes vendi dhe ku studentët pas përfundimit të studimeve mund të inkuadrohen më lehtë në tregun e punës.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, studentët e rinj sivjet i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet si parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor por edhe në ngritjen e cilësisë, për të cilën gjë jemi duke punuar në vazhdimësi.
Ju uroj suksese në këtë vit të ri akademik!
Me respekt,
Prof. Dr. Ramë Vataj
