Rektori Vataj priti në takim strukturat e reja studentore në UPZ
14 Tetor 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj sot ka pritur në takim strukturat e reja studentore në UPZ. Delegacioni ishte në përbërje nga Arianit Berisha, Kryetar i Parlamentit Studentor, Senatori i studentor i UPZ-së, Milot Krasniqi, Lauresa Morina - nënkryetare për çështje organizative dhe akademike, Jemina Osmani - Nënkryetare për marrëdhënie ndërkombëtare, Alban Saramati - Sekretar i Përgjithshëm, Diellza Gashi - Koordinatore për Këshillat e Studentëve, Dritan Gashi - për informim. Rektori Vataj i uroi strukturat e reja studentore për detyrën e marrë duke i inkurajuar që të punojnë në interes të studentëve dhe se gjithnjë do të gjejnë mbështetje tek ai. Vataj theksoi se për ta dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur. Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha u zotua se gjatë mandatit të tij do të punoj në interes të studentëve. Ai përgëzoi Rektorin Vataj për punën e mirë që është duke e bërë në afirmimin e UPZ-së në të gjitha aspektet, dhe u zotua se do të kenë mbështetjen e studentëve në këtë rrugëtim
