Rektori Vataj në SHBA prezanton të arriturat në UPZ dhe punën që po bëhet për afirmimin e këtij universiteti
17 Tetor 2016
Sot, në ditën e parë të vizitës studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin “James Madison “, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka prezantuar të arriturat në UPZ dhe punën që po bëhet për afirmimin e këtij universiteti. Kjo është bërë gjatë punimeve të “Samitit për Kosovën” që është organizuar nga universiteti nikoqir dhe Universiteti i Harrisonburg, ai i Virgjinias, etj., ku po merr pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Rektorët e universiteteve publike në Kosovë. Ndërkaq, në ditën e parë është bërë një përmbledhje e misionit universitar në SHBA, struktura, qeverisja dhe administrimi, rreth institucioneve siç janë Departamenti i Arsimit i Virxhinias, Këshilli i Shtetit i Arsimit të Lartë në Virxhinia (SCHEV) dhe Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Shkollave dhe Komisioni i Kolegjeve (SACSCOC). Në veçanti është diskutuar për ngjashmëritë dhe dallimet në mes të Universitetit “James Madison” dhe institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës.
Në ditëve në vijim do të mbahen punëtori lidhur me avancimin e Sistemit Arsimor të Kosovës , me theks të veçantë në Arsimin e Lartë .
Në këto punëtori do të diskutohet për Strategjitë për përmirësimin e shërbimeve financiare dhe planifikim strategjik e menaxhim të buxheteve nga ana e universiteteve .
Gjatë qëndrimit në SHBA, Rektori Vataj dhe pjesëmarrësit e tjerë me në krye Ministrin e Arsimit,, do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të Bankës Botërore, të USAID-it të cilët me projekte të ndryshme po e ndihmojnë arsimin në Kosovë.
