Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Përurohet shtatorja e Ukshin Hotit në Universitetin e Prizrenit

27 Nëntor 2016

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë përuruar shtatoren e Ukshin Hotit në kampusin e këtij universiteti.

Kryetari Veseli ka thënë se ndihet i nderuar, që sot, në këtë vend të edukimit të brezave të ri, po përuron shtatoren e njërit prej personaliteteve më të shquar të luftës për liri dhe pavarësi.

“Ukshin Hoti ishte dhe mbeti deri në fund veprimtar i pakompromis i lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Ai ishte ideologu, që me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual frymëzonte këtë lëvizje. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofi i çështjes sonë kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, kur terrori i regjimit jugosllav po përgjakte rininë e Kosovës, kur shumë kush e zgjodhi heshtjen dhe mbylljen e syve, Ukshin Hoti ngriti zërin e protestës dhe kundërshtimit.

“Ngriti zërin e protestës, sepse besonte fuqishëm se dija dhe intelektuali kanë kuptim vetëm duke qenë në shërbim të lirisë, dinjitetit njerëzor e kombëtar. Dhe Ukshin Hoti i qëndroj deri në fund këtij besimi. U përpoqën ta joshin me poste, por nuk e bën dot ideolog të sistemit. E burgosën, por nuk ia thyen dot përcaktimin intelektual e kombëtar”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Ukshin Hoti ndoqi rrugën e Hasan Prishtinës.

“Ashtu si Hasan Prishtina, ai në vend të posteve zgjodhi rrugën e disidencës”, ka thënë Veseli.

Amensty International, në vitin 1983 e kishte shpallur Ukshin Hotin të burgosur të ndërgjegjes.

Në këtë mënyrë, Veseli tha se emri i tij iu bashkua listës së gjatë të disidentëve që po luftonin për liritë njerëzore gjithandej botës komuniste.

“Në vitet ‘90 kur lëvizja jonë kombëtare po përgatiste formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, regjimi përsëri e burgosi Ukshin Hotin. E izoluan, sepse e dinin shumë mirë se filozofi i çështjes shqiptare do të bëhej zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, përsëri dështuan. Dështuan, sepse tashmë Ukshin Hoti ishte kthyer në ikonë të lëvizjes sonë kombëtare”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Kosova sot është e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, por plagët e luftës ende nuk na janë shëruar.

“Janë më mijëra qytetarë të pagjetur Kosovës, për fatin e të cilëve ende shteti serb nuk jep përgjigje se ku janë. Në mesin e tyre është edhe profesori Ukshin Hoti. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta dhe për Ukshin Hotin”, ka thënë ai.

Kreu i Kuvendit ka thënë se duhet të punojmë shumë, pa u lodhur asnjëherë, për ta forcuar shtetin, për ta zhvilluar ekonominë dhe për t’i fuqizuar universitetet tona, në mënyrë që t’iu krijojmë perspektivë të sigurt të rinjve tanë në Kosovë.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, theksoi se vendosja e Shtatores së Ukshin Hotit në kampus i bënë nderë këtij universiteti.

“Pastërtia morale e veprimit shoqëror e profesor Ukshinit, përcaktonte shkallën e angazhimit të sinqertë. Ishte nxitës i vullneteve për të lëvizur, për të krijuar dhe për të ndihmuar. Ishte shpalosës i denjë i kulturës tonë për pavarësi dhe paralajmërues i besueshëm i të ardhmes, të cilën vetë nuk e arriti.”, theksoi ndër tjera Rektori Vataj.

Prorektori, Kadri Kryeziu theksoi se Uskhin Hoti, ishte një profesor i nderuar, ishte një patriot dhe ideolog i lëvizjes sonë kombëtare shqiptare.

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor theksoi se ndihet i nderuar se po jetësohet iniciativa e tyre për bërjen e shtatores së Ukshin Hotit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas