Rektori Vataj priti në takim Prof. Dr. J.J. Hans Vossensteyn nga Universiteti i Twente në Holandë, njëkohësisht Konsulent në Bankën Botërore
01 Shkurt 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj sot priti në një takim Prof. Dr. J.J. Hans Vossensteyn nga Universiteti i Twente në Holandë, njëkohësisht Konsulent në Bankën Botërore. Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së UPZ-së. Rektori Vataj i falënderoi për vizitën dhe për gadishmërinë e treguar për të bashkëpunuar me UPZ-në. Gjithashtu Prof. Vossensteyn nga Universiteti i Twente e falënderoi Rektorin Vataj për pritjen dhe u dakorduan që të vijojnë kontaktet për të gjetur mundësitë dhe format e bashkëpunimit në të ardhmen.
