Rektori Vataj takoi nënkolonel Mirsad Maglajac nga KFOR gjerman në Prizren
14 Shkurt 2017
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën e ka vizituar nënkolonel Mirsad Maglajac këshilltar për kulturë në kontingjentin e KFOR-it gjerman në Prizren. Ai është pritur nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj me bashkëpunëtorët, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe Dr. Sc. Sadik Idrizi Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë. Rektori Vataj e falënderoi për vizitën nënkolonelin Maglajac, të cilin e njoftoi me të arriturat dhe sfidat e UPZ-së. Rektori Vataj bëri të ditur se UPZ ofron studime, përpos gjuhës shqipe, edhe në gjuhën boshnjake dhe turke, dhe se gjithashtu ekziston departamenti i gjuhës gjermane dhe departamenti i gjuhës angleze.
Nënkoloneli Maglajac u impresionua me diversivitetin që e karakterizon UPZ-në dhe shprehi gatishmërinë për organizimin e ndonjë aktivitet kulturor në mes të KFOR-it gjerman dhe UPZ-së. Gjithashtu edhe Rektori Vataj e mirëpriti këtë ide dhe u shpreh i gatshëm që të vazhdoj bashkëpunimi me KFOR-in në këtë kuadër.
