Urimi i Rektorit Vataj për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë
16 Shkurt 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë qytetarëve, në veçanti studentëve, profesorëve dhe punonjësve të UPZ-së, ua uron “17 Shkurtin” – Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo ditë është kurorëzim i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kësaj ngjarje i ka paraprirë lufta e djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e sakrifikuan për këtë ditë. Tani duhet te kujtojmë të gjithë të rënët, dëshmorët dhe martirët që dhanë më të çmuarën, jetën, që ne të jetojmë të lirë dhe të kemi shtetin tonë. Neve na mbetet që të punojmë me përkushtim që të ndërtojmë shtetin ashtu siç dëshiruan ata që dhanë jetën për të.
Gëzuar për shumë mot Ditën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës.
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
