Universitetin “Ukshin Hoti” e vizitoi një delegacion nga Universiteti i Shkencave Mjekësore nga Stambolli
25 Shkurt 2017
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të shtunën e ka vizituar zëvendësrektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore nga Stambolli, Prof. Dr. Sadrattin Pençe. Ai është pritur nga prorektorët, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë dhe Dr. Sc. Sadik Idrizi, Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë. Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy universiteteve për hapjen e fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Përfaqësuesit e këtij universiteti nga Turqia shprehën gatishmëri për mbështetjen e UPZ-së financiarisht dhe me personel akademik në këtë kuadër.
