Programi: Agrobiznes – Niveli Bachelor (B.Sc.)
Të dhënat themelore për programin e studimit
Emri i programit të studimit |
Agrobiznes |
||
Niveli kualifikimit sipas KKK (me shkurtesat BA, MA, PhD, program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale) |
Bsc (Bachelor i Shkencave) |
||
Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar |
Agrobiznes (Bsc. Agribusiness) |
||
Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC) |
01.2 |
||
Profili i programit akademik (specializimi) |
Shkencat e Jetës (Menaxhim Agrobiznesi) |
||
Kohëzgjatja minimale e studimit |
3 vite |
||
Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.) |
E rregullt |
||
Numri i ECTS kredive (total dhe për vit) |
180 ECTS |
||
Modulet /Lëndët (titujt) |
Matematikë Prodhim Bimor Ekonomiks Sociologji Rurale Gjuhë Angleze I Bazat e Marketingut Prodhim Shtazor Ekonomia Bujqësore Bazat e Statistikës Gjuhë Angleze II Kontabilitet Statistikë Biznesi E drejta në Biznes Bazat e Financave Hortikulturë Menaxhimi i Fermave Marketing Agroushqimor Menaxhim Agrobiznesi Menaxhimi Financiar Komunikim Biznesi Lëndë zgjedhore Biznes ndërkombëtar Administrim Publik Prodhimtaria Organike Menaxhim Agroturizmi Zhvillimi Rural Vreshtari dhe Enologji Projekte në Agrobiznes Logjistikë e Avancuar në Agrobiznes Teknologjia e pasvjeljes Çmimet dhe tregjet e produkteve Bujqësore Informatikë në Agrobiznes Mbrojtja e bimëve Teknologji e prodhimit dhe përpunimit të produkteve Bujqësore Mjediset e Mbrojtura Bimët aromatike dhe mjekësore dhe menaxhimi i tyre BE dhe Politikat e përbashkëta Bujqësore Sjellja Konsumatore Menaxhimi i burimeve Njerëzore Praktika Profesionale B.Sc. Teza
|
||
Numri i vendeve të studimit |
50 |
||
Udhëheqës i programit studimor |
Dr. Isuf Lushi Dr. Ilir Kapaj |
||
Personeli i përhershëm shkencor/artistik (Numri sipas kategorive të personelit) |
8 - Profesor asistentë (Prof. Ass. Dr.) |
||
Taksat e studimit |
50 €*/student/vit |
||
*Sipas udhëzimit administrativ të MASHT do të aplikohet pagesa për studime!
Arsyeshmëria e programit për tregun e punës
Industria e Agrobiznesit në Kosovë po rritet me ritme mjaft te shpejta dhe me kontribute jo te pakta në ekonominë e Kosovës, po ashtu sektorët e bujqësisë, blegtorisë dhe të industrisë ushqimore janë prioritet në zhvillimin e vendit tonë. Në bazë të statistikave zytrare nga ATK (Administrata tatimore e Kosovës), rezulton që ne rajonin e Prizrenit ushtrojne aktivitetin e tyre mbi 200 ndermarrje te Agrobiznesit, pra të prodhimit të ushqimit dhe ky numër pritet të rritet në të ardhmen, pavarësisht nga efektet e krizës globale, përfshirë këtu edhe atë të industrisë së Agrobiznesit si rezultat i rënies së kërkesës.
Çdo formë e biznesit (në gjithë zinxhirin e ushqimit), në zonat rurale apo jo, që sjell përfitime ekonomike dhe sociale për banorët e këtyre zonave dhe që bën të mundur ndërthurjen mes burimeve prodhuese dhe nevojave të popullsisë për ushqim, mund të përkufizohet si ndërmarrje Agrobiznesi. Këto ndërmarrje janë të shumllojta dhe mund të përfshijë gjithë ndërmarrjet që e gjejnë veten në sistemin e Agrobiznesit: industritë e ofrimit të inputeve për fermën bujqësore, ferma bujqësore, industritë e përpunimit të produkteve bujqësore, industritë e tregtimit të këtyre produkteve si dhe të gjithë aktorët (bizneset) që bëjnë të mundur lëvizjen e produktit deri tek konsumatori i fundit. Ndërmarrjet e Agrobiznesit orientohen nga eksperienca, zhvillohen sidomos në zonat që janë relativisht të populluara dhe përqëndrohen më tepër në zona që kanë aktivitet të theksuar të prodhimit bujqësor (rasti i Prizrenit dhe komunave që e rrethojnë). Pikërisht duke nuhatur një nevojë imediate për specialistë të fushëns së menaxhimit të Agrobiznesit Upz ndërmorri këtë inicicativë për hapjen e një programi studimi në Agrobiznes. Të diplomuarit e këtij programi i cili orientohet kryesisht nga ekonomia e Agrobiznesit dhe drejtimi i tij do të jenë liderat e së ardhmes për industrinë e Agrobiznesit , gjithmonë e më shumë në rritje në rajonin e Prizrenit.
Konsideruar sa me sipër, por dhe jo vetëm, synimi i hapjes së drejtimit të ri të studimeve të ciklit të parë në nivelin Bachelor, me profilin “Agrobiznes” është që studentët të marrin njohuritë e mjaftueshme dhe të jenë të aftë të kontribuojnë si pjesë e komunitetit rural në mirëpërdorimin e mundësive prodhuese dhe mirëmenaxhimin e bizneseve të formës Agrobiznes, të cilat përtej afatit të shkurtër rezultojnë me përfitim për vetë ata si edhe për familjet në zonat rurale. Një sistem Agrobiznesi që funksionon mirë jep përfitime direkte dhe indirekte për të gjithë aktorët e përfshirë, pra edhe për familjet fermere.
Ndjekja e studimeve të ciklit të parë në nivelin Bachelor në profilin “Agrobiznes”, do t’ju japë atyre një mundesi me shumë për të gjetur vehten të përfshirë në sipërmarrjen dhe menaxhimin aktiviteteve të Agrobiznesit. Kërkesat për këtë drejtim do të vijnë duke u rritur, pasi në përgjithësi, Agrobiznesi është perspektiva bazë e zhvillimit ekonomik në vende në zhvillim siç është edhe rasti i Kosovës.
UPz deri tani ka patur një profil të Agrobiznesit brenda fakultetit ekonomik, ku studentët e departamentit Administrim Biznesi në vitin e tretë kanë patur mundësinë për të zgjedhur dy profile ku njeri prej tyre ka qënë ai i Agrobiznesit. Por duke patur parasysh kërkesat që ka tregu i punës për specialistë të mirëfilltë Agrobiznesi UPz e gjykon mjaft të domosdoshëm hapjen e një drejtimi të ri Agrobiznes që nga viti i parë. Me akreditimin e këtij programi të ri, zgjedhja aktuale për studentët e Administrimit të Biznesit për profilin Agrobiznes do të pushojë së ekzistuari.
Na duhet të bëjmë me dije se në hapësirën tonë universitare mungon një drejtim i tillë i mirefillte studimesh, ndërkohë që eksperienca botërore por edhe e vendeve që kanë një status ekonomik të krahasueshëm me atë të Kosovës (rasti i Shqipërise) tregon se fusha të tilla studimi janë mjaft të pranishme dhe shumë të kërkuara. Për këtë arsye, gjatë hartimit të kurrikulës së studimit jemi konsultuar me mjaft programe të universiteteve jashtë vendit që kanë drejtime të ngjashme studimi, si Universiteti Brno, Czech Republic Universiteti i Nitrës, Slovakia; Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit si dhe Universiteti Ukshin Hoti ka bazën e domosdoshme për hartim dhe realizimin e planit mësimor, sepse përparësia e kryesore e këtij plan programit të hartuar dhe i propozuar për akreditim, mbështetet në nevojën e padiskutueshme që ka sistemi i agrobiznesit në rajonin e Prizrenit por edhe në Kosovë për specialistë të kësaj fushe.
Punësimi i supozuar/mundshëm i studentëve pas përfundimit të studimeve
Studentët e diplomuar në nivelin e parë të studimeve në programin “Agrobiznes”, kanë kualifikimin e nevojshëm për të punuar në një numër të madh fushash si:
Menaxhimi i ndërmarrjeve që ofrojnë inpute për fermat bujqësore. Ndërmarrjet/bizneset që merren me ofrimin e fareravë, plehrave kimike, mekanikës bujqësore. Këto ndërmarrje kërkojnë specialistë që kanë njohuri menaxheraile, të marketingut, financave dhe kontabilitetit por edhe njohuri bazike për sa i përket prodhimit bimor dhe atij shtazor, njohuri të cilat ne pretendojmë që të diplomuarti në drejtimin e ri ‘Agrobiznes’ ti zotërojnë dhe aplikojnë.
Menaxhimin e fermave bujqësore dhe blektorale të orientuara nga tregu. Shumë ferma bujqësore të orientuara nga tregu (që shesin mbi 50% të prodhimit të tyre në vlerë) janë të interesuar për specialistë/menaxherë që kanë njohuri në fushat e prodhimit bujqësor dhe blektoral, menaxhimit dhe marketingut të produkteve të tyre. Po ashtu ato janë të interesuara edhe për kompetenca dhe aftësi në financat e fermave dhe kontabilitetin e tyre.
Menaxhimin e ndërmarrjeve të përpunimit të produkteve bujqësore. Shumë kompani të përpunimit të produkteve bujqësore dhe prodhimit të ushqimit kanë një nevojë imediate për specialistë/menaxherë agrobiznesi, të tilla si ato të përpunimit të perimeve, të përpunimit të mishit, të përpunimit të qumështit, të përpunimit të frutave dhe rrushit. Studentët e diplomuar në këtë drejtim mund të shërbejnë në këto kompani si menaxherë të përgjithshëm, drejtorë marketingu, agjentë shitjesh, specialistë financash si edhe kontabilistë.
Agjensi të ndryshme shtetërore. Studentët e diplomuar në drejtimin ‘Agrobiznes’ janë të aftë dhe dinjitozë (në terma të njohurive që kanë përfituar) për të punuar edhe në institucione shtetërore (p.sh. në Ministritë relevante që merren me bujqësinë apo me zhvillimin ekonomik në përgjithësi apo agjensi tjera që kanë në fokus zhvillimin rural në përgjithësi dhe zhvillimin e sektorit të Agrobiznesit në veçanti). Institucionet dhe agjensitë publikë kanë nevojë për specialistë me njohuri në menaxhimin e agrobiznesit, në marketing apo edhe në financat e ndërmarrjeve të Agrobiznesit. Njohuritë e tjera bazë në fushën e prodhimit bimor, shtazor dhe në hortikulturë plotësojnë figurën e këtij specialisti që ne pretendojmë të përgatitim me këtë drejtim të ri.
Sistemi bankar dhe ai i mikrofinancës. Bazuar në faktin se studentët e diplomuar në drejtimin Agrobiznes marrin njohuri edhe në lidhje me bankat dhe agjensitë e mikrofinancës ata mund ta gjejnë veten shume mirë edhe si të punësuar në këto institucione. Veçanërsisht është për tu theksuar mundësia e madhe që kanë këta specialistë për tu punësuar në agjensitë e mikrofinacës që mund të operojnë apo që do të operojnë në Kosovës në ndihmë të zhvillimit të sektorit buqjësor në përgjithësi dhe sektorit të Agrobiznesit në veçanti. Ata mund të punësohen në këto institucione si analistë kredie apo edhe si menaxherë të niveleve të ndryshme.
Në nivelin e politik-bërjes. Të diplomuarit në drejtimin e agrobiznesit mund të vijojnë karrierën e tyre, edhe duke u angazhuar në nivelin e politikave të zhvillimit bujqësor në Kosovë. Me njohuritë që fitojnë ata janë kompetentë për të qënë pjesëmarrës aktivë në këtë proces. Kjo do të nënkuptont anëtarë të grupeve të punës të ministrive relevante për hartimin e politikave bujqësore apo punonjës në departamente të tjera me lidhje direkte apo indirekte me politik-bërjen.
Institucione të tjera publike dhe private. Ka shumë mundësi të zhvillimit të karrierës për studentët e diplomuar në fushën e Agrobiznesit. Studentët mund të punojnë për kompanitë e sigurimeve dhe sidomos për ato që përfshijnë në portofolin e tyre edhe sigurimin në bujqësi. Ata mund ta zhvillojnë karrierën e tyre edhe si sipërmarrës privatë të një agrobiznesi që e gjen veten në një nga tre hallkat e sistemit të Agrobiznesit, mund të vetëpunësohen si konsulentë agrobiznesi dhe asistojnë sipërmarrësit e agrobizneseve me plan biznese, me konsulencë menaxheriale apo edhe të marketingut. Ata mund të punësohen gjithashtu edhe si specialistë për organizma të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, që merren me çështje të zhvillimit rural dhe atij bujqësor dhe në veçanti me çëshjtje të zhvillimit të agrobiznesit.
Krahasueshmëria ndërkombëtare e programit
Fakulteti: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Emërtimi i programit të studimit: Agrobiznes (Bachelor)
Numri i ECTS kredive për programin e propozuar të studimeve: 180
Programi e studimit të universiteteve evropiane me të cilat është i krahasueshëm programi Agrobiznes i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (Universiteti #1 nënkupton Universitetin me të cilin programet e studimit janë në pajtueshmëri 75% dhe Universitetet #2 nënkupton Universitetin me të cilin jeni të ngjashëm).
|
Universiteti Ukshin Hoti, në Prizren |
Universiteti #1
|
Universitetet #2 |
Emërtimi i universitetit |
Universiteti Ukshin Hoti
|
Mendel University in Brno (Republika Çeke)
|
aUniversiteti i Bujqësor i Nitrës (Slovakia) |
bUniversiteti Bujqësor i Tiranës (Shqipëri) |
|||
cRhine-Vaal University of Life Sciences |
|||
Fakulteti |
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
|
Faculty of Agronomy Mendel University in Brno
|
aFaculty of Economics and Management
|
bFakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit |
|||
cFaculty of Life Science |
|||
Titulli i programit |
Agrobiznes |
Agribusiness
|
aEconomy and Management of Agribusiness sector |
bDrejtim Agrobiznesi |
|||
cAgribusiness |
|||
% e krahasueshmërisë |
|
Rreth 75% |
Rreth 25% |
1.4 Orientimi i programit të studimit sipas parimeve udhëheqëse të institucionit
Kurikula e studimeve të drejtimit Agrobiznes ёshtё në përputhshmëri me rregullat dhe kriteret e studimeve sipas sistemit të Bolonjës dhe dy vite akademike kanë edhe lëndë zgjedhore, ndërsa shpërndarja e ECTS-ve bëhet sipas peshës së lëndës. Numri i kredive ёshtё 60 kredi për vit të studimit qё do tё thotё nga 30 kredi pёr semestёr. Nga kjo nënkuptohet se studimet Bachelor në këtë drejtim, kanë gjithsej 180 kredi. Studentët mundë të zgjedhin lëndët zgjedhore sipas listës së veçantë që ofrohet në kuadër të kësaj kurrikule (tabela e lëndëve zgjedhore) dhe numri i tyre përcaktohet sipas plotësimit me numrin e kredive për semestrin e cakëtuar. Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite evropiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike;
Qëllimi dhe profili i programit
Të përgatitë specialistë me formim të thelluar teorik dhe profesional, të aftë të mirë-orientohen në fushat e agrobiznesit, të njohin aspektet menaxheriale dhe kuadrin rregullator të sektorit të Agrobiznesit. Është një fushë studimi (brenda Fakultetit të Shkencave të Jetës) ende e pa elaboruar nga ana jonë deri tani dhe sipas vezhgimeve tona rezulton se të diplomuarit në këtë program studimesh do të jenë mjaft të kërkuar në tregun e punës.
Programi i studimit të ciklit të parë_Bachelor në “Agrobiznes”, është në dobi dhe në mbështetje të nevojave dhe kërkesave për një lloje diversifikimi të mëtejshëm të diplomave që ofron UPz, në dobi të studentëve që pranohen në këtë fakultet.
Të diplomuarit në këtë program studimesh do të mund t’i përgjigjen mjaft mirë nevojave të vendit, veçanërisht të zonave rurale dhe sistemit të Agrobiznesit për vënien në efiçiencë të burimeve natyrore. Duke marrë forminin e nevojshëm në fushën e menaxhimit të Agrobiznesit, ata (të diplomuarit) do të jenë promotore dhe një potencial mjaft i mirë në dobi të organizimit të bizneseve të reja në sektorin e Agrobiznesit dhe menaxhimit me efiçiencë të këtij sektori, por dhe jo vetëm; zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale; si dhe orientimit të zhvillimit të sipërmarrjeve bujqësore drejt mirëfunksionalitetit të tyre.
Gjithashtu si qëllim është edhe ti aftësoj studentet për të vazhduar studimet e tyre në programin e ciklit të dytë – Master.
Titulli i Gradës akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar
Studimet në këtë program janë të nivelit BA (3 vjeçare), me gjithsejt 6 semestra nga 30 ECTS secili prej tyre, gjithsejt 180 ECTS.
Pas përfundimit me sukses të studimeve, kandidati merr titullin: Baçellor i Shkencave në Agrobiznes.
Pasqyra e programit
Programi: Agrobiznes – Niveli Bachelor (Bsc)
Viti Parë |
||||||||||||
Semestri I |
Orë/javë |
|
||||||||||
Nr. |
O/Z |
Lëndët |
L |
U |
ECTS |
Mësimdhënësi |
||||||
1. |
O |
Matematikë |
3 |
2 |
7 |
|
||||||
2. |
O |
Prodhim Bimor |
3 |
2 |
7 |
|
||||||
3. |
O |
Ekonomiks |
3 |
2 |
7 |
|
||||||
4. |
O |
Sociologji Rurale |
2 |
2 |
5 |
|
||||||
5. |
O |
Gjuhë Angleze I |
2 |
2 |
4 |
|
||||||
|
|
|
|
|
30 |
|
||||||
Semestri II |
Orë/javë |
|
||||||||||
Nr. |
O/Z |
Lëndët |
L |
U |
ECTS |
Mësimdhënësi |
||||||
1. |
O |
Bazat e Marketingut |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
2. |
O |
Prodhim Shtazor |
3 |
2 |
7 |
|
||||||
3. |
O |
Ekonomia Bujqësore |
3 |
2 |
6 |
|
||||||
4 |
O |
Bazat e Statistikës |
2 |
2 |
7 |
|
||||||
5. |
O |
Gjuhë Angleze II |
2 |
2 |
4 |
|
||||||
|
|
|
|
|
30 |
|
||||||
Viti Dytë |
||||||||||||
Semestri III |
||||||||||||
Nr. |
O/Z |
Lëndët |
L |
U |
ECTS |
Mësimdhënësi |
||||||
1. |
O |
Kontabilitet |
3 |
2 |
7 |
|
||||||
2. |
O |
Statistikë Biznesi |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
3. |
O |
E drejta në Biznes |
2 |
2 |
5 |
|
||||||
4. |
O |
Bazat e Financave |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
5. |
O |
Hortikulturë |
3 |
2 |
7 |
|
||||||
|
|
|
|
|
30 |
|
||||||
Semestri IV |
||||||||||||
Nr. |
O/Z |
Lëndët |
L |
U |
ECTS |
Mësimdhënësi |
||||||
1. |
O |
Menaxhimi i Fermave |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
2. |
O |
Marketing Agroushqimor |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
3. |
O |
Menaxhim Agrobiznesi |
3 |
2 |
6 |
|
||||||
4. |
O |
Menaxhimi Financiar |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
5. |
O |
Komunikim Biznesi |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
|
|
|
|
|
|
|
||||||
Viti Tretë |
||||||||||||
Semestri V |
||||||||||||
Nr. |
O/Z |
Lëndët zgjedhore |
L |
U |
ECTS |
|
||||||
1. |
Z |
Biznes ndërkombëtar |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
1. |
Z |
Administrim Publik |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
1. |
Z |
Prodhimtaria Organike |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
2. |
Z |
Menaxhim Agroturizmi |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
2. |
Z |
Zhvillimi Rural |
2 |
2 |
6 |
|
||||||
2. |
Z |
Vreshtari dhe Enologji |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
3. |
Z |
Projekte në Agrobiznes |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
3. |
Z |
Logjistikë e Avancuar në Agrobiznes |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
3. |
Z |
Teknologjia e pasvjeljes |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
4. |
Z |
Çmimet dhe tregjet e produkteve Bujqësore |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
4. |
Z |
Informatikë biznesi |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
4. |
Z |
Mbrojtja e bimëve |
2 |
|
6 |
|
|
|||||
5. |
Z |
Teknologji e prodhimit dhe përpunimit të produkteve Bujqësore |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
5. |
Z |
Mjediset e Mbrojtura |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
5. |
Z |
Bimët aromatike dhe mjekësore dhe menaxhimi i tyre |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
6. |
Z |
BE dhe Politikat e përbashkëta Bujqësore |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
6. |
Z |
Sjellja Konsumatore |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
6. |
Z |
Menaxhimi i burimeve Njerëzore |
2 |
2 |
6 |
|
|
|||||
|
O |
Praktika Profesionale |
|
|
12 |
|
|
|||||
|
O |
B.Sc. Teza |
|
|
12 |
|