Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Konkurs

02 Maj 2019

 

KONKURS

1. Zyra Ligjore

 

Titulli i pozitës së punës

Zyrtar Ligjor 2 LI/060

Pozita

Pozitë e karrierës

Kohëzgjatja e emërimit

Pa afat

Numri i pozitave

Një (1)

Kategoria Funksionale

Nivel profesional

Grada e vendit të punës

9

Koeficienti / kodi i pagës

UNI 30

Puna provuese

12 muaj

Orari i Punës

Normë e plotë (40 orë në javë)

 

Nëpunësi mbikëqyrës: Sekretari i Përgjithshëm dhe Udhëheqësi i Zyrës Ligjore.

Qëllimi i pozitës: Organizimi dhe koordinimi i punëve në zyrën e Këshillit Drejtues.

______________________________________________________________________________

Detyrat kryesore:

· Bashkërendon punën në zyrën e Këshillit Drejtues, përgatit materialet e nevojshme si dhe bënë përgatitjet teknike për takim 10%.

· Regjistron takimet në audio incizim si dhe mban procesverbal në takimet e Këshillit Drejtues 10%.

· Harton procesverbalet e mbledhjeve, vendimet si dhe të gjitha shkresat tjera të Këshillit Drejtues10%.

· Procedon aktet e nxjerra nga Këshilli Drejtues për nënshkrim, evidentim/protokoll dhe publikim në ueb 5 %.

· Organizon dhe mirëmban materialet e Këshillit Drejtues sipas standardeve arkivore për ruajtjen e materialeve 10%.

· Ofron mbështetje profesionale dhe ligjore në mbledhjet kolegjiale të KD-së dhe komisioneve të KD-së në konsultim me eprorin 20%.

· Fton mbledhjet e Këshillit Drejtues në përputhje me dispozitat e rregullores për punën e KD-së, përkatësisht kryen punës e sekretarisë së Këshillit Drejtues 15%.

· Kryen edhe punë tjera të ngjashme sipas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësit të Zyrës Ligjore 20%.

Zyrtari Ligjor i Këshillit Drejtues raporton te Udhëheqësi i Zyrës Ligjore.

Shkathtësitë e kërkuara:

· Njohuri rreth legjislacionit në Republikën e Kosovës, veçanërishttë legjislacionit mbi arsimin e lartë.

· Shkathtësi në komunikim dhe në shkrim akademik.

· Shkathtësi analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.

· Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.

· Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Microsoft Office, Internet).

· Njohja e ndonjërës nga gjuhët e huaja ose gjuhët tjera zyrtare në Republikën e Kosovës është përparësi.

Kushtet:

Diplomë Universitare -Fakulteti Juridik dhe 2 vite përvojë pune profesionale.

Dokumentet:

· Formulari për aplikim

· Diploma universitare(kopjetë noterizuar),

· Dëshminë mbi përvojën e punës.

· CV-në (biografinë),

· Certifikatën e lindjes,

· Letërnjoftimin- fotokopje,

· Certifikatën penale (dëshminë mbi të kaluarën penale lëshuar nga gjykata),

INFORMATË E PËRGJITHSHME: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data 02.05.2019-17.05.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Nëpunësit civil pranohen në bazë të meritës, pasi t’i jenë nënshtruar procedurës së përzgjedhjes së përcaktuar në bazë të Ligjit nr.03/L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

Universiteti ofron mundësi të barabarta për të gjithë në kuptim të nenit 16 pika 2 të rregullores nr.02/2010.

Rekrutimi dhe përzgjedhja do të bëhet në përputhje me Ligjin nr.03/L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, par.3 të Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

VËMENDJE: Kërkesën (aplikacionin) për punësim mund tagjeni në faqenzyrtare të universitetit: www.uni-prizren.com.Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Zyrën nr.526 në adresën: Rr. “Shkronjave” nr. 1, 20000 Prizren, çdo ditë pune nga 08:00 – 16:00.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfardo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS