Thirrje për Aplikim

Organizata Peer Educators Network (PEN) sapo ka filluar implementimin e projektit “iParticipate” i cili mbështetet nga programi Justice Matters Activity.

Implementimi i projektit do të zgjasë 4 muaj, dhe ka për qëllim të angazhojë të rinj dhe të reja në aktivitete të edukimit ligjor, duke targetuar komunitete të cenueshme dhe të margjinalizuara, pët të rritur njohuritë për të drejtat ligjore dhe qasjen në drejtësi dhe duke njohur rolet e tyre në to.

Po ju shkruaj ne lidhje me aktivitetin e pare i cili po organizohet ne kuader te projektit iParticipate. Ky aktivitet perfshine organizimin e nje kuizi me studente te fakultetit juridik ne lidhje me te drejtat ligjore dhe sherbimet per ndihme juridike falas. Fituesi i kuizit do te kete mundesine te beje nje pune praktike me pagese. Per me shume informata ne lidhje me procesin e aplikimit, ju lutem klikoni ne linkun ne vijim:

ALB: https://www.facebook.com/374873087405/posts/10157994153817406/

SRB: https://www.facebook.com/374873087405/posts/10157994158827406/

Do te ju isha shume mirenjohese nese e ndani kete mundesi me studentet e klinikes tuaj si dhe ta shperndani ne faqen zyrtare te universitetit sa me pare pasi qe kane mbetur edhe dy dite kohe per aplikim.

 

 

Profesoret nga universiteti “Ukshin Hoti” Prizren Fakulteti Juridik more pjesë në konferencën ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, ku dhe u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes përfaqësuesit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren – Prof.ass.dr Armend Podvorica Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë  dhe përfaqësuesit të Yenilikci Admiral Derneg – Prof. Dr. Hasan Karacan pjesëmarrës në kete takim ishte dhe Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari,

Memorandumi i Mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin në aplikimin e risive në aktivitetet e shoqërisë, bashkëpunimin në pjesëmarrjen e realizimit të projekteve të karakterit vendor dhe ndërkombëtar dhe në mbështetjen e aplikimit të metodave dhe teknikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Gjithashtu ky Memorandum parasheh mundësin e ndihmesës së studentëve në realizimin e projekteve hulumtuese për programet Master dhe të Doktoratës.

Konferenca ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, është mbështetur me disa punime shkencore nga stafi i rregullt i  Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Fakulteti Juridik dhe ekonomik.

 

Sot me datë 02.10.2020 nga ora 10.00, në fakultetin juridik u mbajt provimi pranues. Një falenderim i veçant i takon stafit akademik ne fakultetin uridik  dhe anëtarëve të organizatave studentore. të cilët i falenderoj maksimalisht.

Të gjithë studentëve të cilët kanë fituar të drejtën që të studjojnë në fakultetin juridik,,  ju dëshiroj suksese. U.D. i Dekanit, Prof.ass. dr. Safet Krasniqi.

 

THIRRJE PËR BOTIM ARTIKUJSH NË REVISTËN E SHKENCAVE JURIDIKO-SOCIALE “JUSTINIANI II”


“JUSTINIANI II” është revistë juridiko-sociale e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Kjo revistë është themeluar me qëllim të nxitjes dhe të promovimit të veprimtarisë hulumtuese shkencore në sferën e drejtësisë sociale. Revista jonë synon të sigurojë një forum aktiv për analizë, hulumtim dhe debat në një varg të gjerë disiplinash shkencore.

Të nderuar Kolegë Student, Profesor, Asistent dhe Kërkues shkencor,

Në kuadër të Numrit 2 të Revistës së Shkencave Juridiko-Sociale “JUSTINIANI II”, me redaksinë dhe bordin editorial të revistës, jemi të nderuar t’iu ftojmë të botoni artikujt tuaj shkencorë në lëminë e shkencave sociale, juridike, ekonomike, politike, të administrimit publik, të historisë, etnografisë, diplomacisë, etj.

Revistën e drejton kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës, e cila poashtu ka bordin editorial të saj, ndërsa përzgjedhjen e punimeve për publikim konform kritereve të kërkuara e bën Komisioni i posaçëm i caktuar për këtë qëllim. Për më shumë, vizitoni faqen e Fakultetit Juridik: https://uni-prizren.com/sq/fakulteti-juridik

Inkurajohen autorët të kontribuojnë në jetësimin e numrit të radhës së revistës, nëpërmjet dorëzimit të abstrakteve të tyre hulumtuese dhe punimeve shkencore. Poashtu, hulumtimet me kualitet të lartë që ngërthejnë rezultate origjinale të punës konceptuale, konstruktive, empirike, eksperimentale, apo teorike në të gjitha lëmitë e shkencave sociale, janë më se të mirëpritura për botim në numrin e radhës të kësaj reviste.

GJUHA E PUNIMEVE:

Punimet të dëgohen për publikim në gjuhën Shqipe.

UDHËZIME PËR AUTORËT:

Revista, punën e saj do ta bazojë në këto rregulla bazë:

  • Autori/autorët duhet t'i dorëzojnë artikujt e tyre (të gjitha dorëshkrimet), në formë elektronike në formatin Microsoft Word; lloji i tekstit: Times New Roman 12, 1.5, Formati A4;
  • Punimi i dërguar për botim duhet të jetë i lektoruar nga autori/autorët;
  • Punimet duhet të përmbajnë titullin, autorin, abstraktin e punimit, fjalët kryesore (nga 3- 5 fjalë), hyrjen, përmbajtjen e punimit, përfundimin, literatura e shfrytëzuar;
  • Literatura duhet të jetë e cituar përmes fusnotave (Stili Chicago i referimit). Fusnota vijuese citohet: po aty ose ibid.;
  • Titulli i punimit nuk duhet të jetë me i gjatë se 8 fjalë.

Abstrakti duhet të jetë, jo më shumë se 250 fjalë, në shqip dhe anglisht. Duhet të përfshijë: titullin e plotë të punimit, emrin e autorit, gradën shkencore/titullin akademik, adresën e e-mailit dhe emrin e institucionit ku është i punësuar.

Udhëzime për Punimin e Plotë: Punimet duhet të dorëzohen në gjuhën Shqipe, me abstrakt në gjuhën Shqipe dhe Angleze. Stili i të shkruarit duhet të ketë këto karakteristika: - Fonti i shkronjave: Times New Roman; - Madhësia e shkronjave të titullit 14/ mes titullit 13; - Madhësia e shkronjave të tekstit: 12; - Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5; - Formati: A4; - Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes. Punimet mund të jenë deri në 8000 fjalë.

Abstrakti dhe punimet e plota duhet të dorëzohen në redaktorinë në adresën elektronike [email protected] sipas datave të precizuara në këtë thirrje.

Autori/autorët mbajnë përgjegjësinë për punimin e tyre.

Data të rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstraktit: 15 Shtator, 2020
  • Pranimi i abstraktit: 22 Shtator, 2020
  • Dorëzimi përfundimtar i punimit: 15 Tetor, 2020
  • Njoftimi i pranimit: 20 Tetor, 2020
  • Data e publikimit: 16 Nëntor, 2020

Përfitimet nga Publikimet:

Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen online në webfaqen Universitetit “Ukshin Hoti”- Fakulteti Juridik.

Revista shkencore nuk parasheh shpenzime për përpunimin, gjegjësisht dorëzimin e punimit shkencor.

Më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:

 

e-mail: [email protected]

 

Njoftim

Sot me datë 25.05.2020 ditën e Hënë në ora 13:00 (online), është mbahet ligjërata me studentet e vitit të dytë të Fakultetit Juridik dhe studentëve tjerë të këtij fakulteti e organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren së bashku me USAID nga Programi Drejtësia Komerciale dhe Oda e Ndërmjetësueseve Republikës së Kosovës dega në Prizren.

Ligjëruese e ftuar  ishte jetë Zonja DR ENI ÇOBANI Ndërmjetësuese, Avokate dhe moderatorë e njohur në rajonin gjithëshqiptar dhe më gjerë. Në ligjërata morën pjesë  përfaqësuesit e USAID nga Programi për Drejtësi Komerciale Zonja Hasie Abdullahu /Hajdini, Arjeta Mazreku  dhe nga Oda Ndërmjetësuese e Kosovës Taulant Ajaza. Profesori Arif Riza ligjëroi në temën: Ndërmjetësimi në Unionin Evropian” ndërsa të ftuarit e lartpërmendur  ligjëruan për ndërmjetësimin  në Shqipëri dhe ngjashmëritë/dallimet me ndërmjetësimin në Kosovë.

 

Njoftim

Ju njoftoj se me datë 25.05.2020 ditën e Hënë në ora 13:00 (online - linku ju dërgohet  1 (një orë para ligjerateve)), do të mbahet ligjërata me studentet e vitit të dytë të Fakultetit Juridik dhe studentëve tjerë të këtij fakulteti e organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren së bashku me USAID nga Programi Drejtësia Komerciale dhe Oda e Ndërmjetësueseve Republikës së Kosovës dega në Prizren.

Ligjëruese e ftuar  do të jetë Zonja  DR ENI ÇOBANI Ndërmjetësuese, Avokate dhe moderatorë e njohur në rajonin gjithëshqiptar dhe më gjerë. Në ligjërata do të janë të këqyr  përfaqësuesit e USAID nga Programi për Drejtësi Komerciale Zonja Hasie Abdullahu /Hajdini, Arjeta Mazreku  dhe nga Oda Ndërmjetësuese e Kosovës Taulant Ajaza, si dhe Profesori Arif Riza.

Tema e ligjëratës do të jetë:  Ndërmjetësimi në Unionin Evropian me theks të posaçëm në Shqipëri dhe ngjashmëritë/dallimet me ndërmjetësimin në Kosovë.

 

Në Fakultetin Juridik, me datë 14.05.2020 ga ora 12:45 ,- 13:30 nga Qendra për Studime të Avancuara është mbajtur ligjeratë online për studentë lidhur me rëndësinë dhe procedurat e përcaktuara nga ligji për Sinjalizimin.

 

Tema e trajtuar ishte "Sinjalizimi zëri i Shoqërisë sonë".

Ligjerata u mbajtë në kordinim me Dekanin e Fakultetit Juridik Prof.asoc.dr Kadri Kryeziu.
Ligjerata u realizua nga  njohësi i kësaj fushe Nur Çeku.

 

Ne datat, 5 dhe 6 Maj, 2020, u mbajt testi kontrollues ne lenden, E DREJTA PENALE II, PJESA E POSACME.

Testi Ishte I karakterit jo vleresues. U testuan pergjithesisht njohurit e fituara nga studentet nga ligjeratat e deritanishme.

Testi ka dhene rezultate inkurajuese dhe shprese per nje rezultat te lakmueshem per studentet.

Falenderoj studentet te cilet, u angazhuan maksimalisht duke e shprehur kete aktivitet permes pergjegjeve te dhena .

Prizren

Profesori i lendes

Safet Krasniqi

 

Me date, 30.04.2020, profesori i lendes, E DREJTA FAMILJARE DHE TRAESHEGIMORE, ne bashkepunim me asistenten e kesaj lende, Kastriote Vlahna, Phd.cand. kane mbajtur testin  kontrollues ne kete lende.

Testi eshte bere online. Studentet kane pasur  kohe  te pergjigjen ne pyetjet e testit ne kohe te kufizuar dhe ate , per cdo pyetje ne kohezgjatje prej dy minutash. Bazuar ne pergjegjet e dhena   ka rezultuar se  ligjeratat kane dhene efektin tek studentet. Po ashtu, nje arsye tjeter eshte edhe niveli I kenaqshem I pjesemarrjes se studenteve ne testin kontrollues, perkunder faktit se, ky test nuk e ka rolin e provimit por sherben vetem si barometer per testimin e njohurive te fituara nga studentet. Si professor I lendes,  falenderoj , asistenten Kastriote Vlahna e cila ka bashkepunuar me profesorin e kesaj lende duke  ka hartuar testin, ka zhvilluar testimin deri ne perfundim te tij.

Prof.Ass.Dr.Safet Krasniqi, professor i lendes.

 

Studentët e Fakultetit Juridik të cilët janë studnetë të lëndëve klinike juridike u bashkuan me studentë të universiteteve tjera për të shënuar Ditën e Kushtetutës nga shtëpitë e tyre.

Ky aktivitet ka për qëllim të njoftojë qytetarët për të drejtat e tyre në sistemin gjyqësor, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Të dashur student në emër të personelit akademik  në kuadër të Fakultetit Juridik dhe ne emrin tim personal me lejoni të ju uroj ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës..

Dekanati i Fakultetit Juridik

 

THIRRJE PËR APLIKIM

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it “Drejtësia Vlen” fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.

Call for Application PDF

 

Sot, në  Fakulteti Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren u mbajt mbledhja Konstituive e Bordit Këshillëdhënës Industrial në kuadër të Fakultetit. Me këtë rast, BKI

zgjodhi strukturën udhëheqëse.  Dekani Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, falënderojë anëtarët e BKI dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në procesin e harmonizimit të kurrikulave me tregun e punës.

 

KËSHILLI I FAKULTETIT  JURIDIK

Në bazë të dispozitave të nenit 4 nenit 61 nenit 62 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”Nr.04/V/621 dt.30.05.2013, Kryetari i Këshillit të Fakulteti Juridik caktoi mbledhjen e radhës te Këshillit e cila do të mbahet më datën: 23.12.2019 (E hënë) në orën 13:00 në sallën e mbledhjeve te Dekanati i Fakulteti Juridik.

Rendi i ditës

  • Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  • Themelimi i Komisionit Disiplinor,
  • Raportim për të arriturat për themelimin e komisionit për hapjen e Institutit (Prof.ass.dr. Safet Krasnqi),
  • Themelimi i Komisionit të Studimeve (3+2) ose (5+2),
  • Iniciativa për hartimin e Buletinit,
  • Krijimi i agjendës së konsulltimeve me student (Dr.sc. Dardan Vuniqi),
  • Te tjera.

Kryetari  i Këshillit,

Prof.Asoc.Dr.Kadri Kryeziu

 

Sot në Bibliotekën e Prizrenit (04.12.2019)

(Këndin amerikan) Zëvendës Drejtori i Zyrës për çështjet e Evropës Qendrore - Jugore, Zotëri, Michael Konstantino mbajti një ligjërata me temën:

"Historia reformuese e shërbimit civil në Amerike". Të pranishmit ishin edhe disa studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

 

Asistenti Dardan Vuniqi, ka marrur pjesë në tryezen e rrumbullakët në Universitetin e Gjilanit "Kadri Zeka",  e organizuar në koordinim me USAID ku ndër tjera z.Vuniqi ka prezentuar përvojen  e Fakultetit Juridik të Universitetit Prizrenit " Ukshin Hoti", me lëndët Klinike Penale me raste reale..

 

Me datë 11.XI.2019  ne fakultetin juridik, ligjeroi gjykatësi në gjykatën themelore në Prishtinë, departamenti special, Ma.sc. Valon Kurtaj.

Ligjerata pati për  temë; Vepra penale , objekti dhe subjekti i veprës penale, dashja dhe format e dashjes , pakujdesia dhe lajthimi faktik dhe juridik. Përmes ligjeratës,  gjykatësi tregoi në praktikë mënyrën e  shqyrtimit dhe vlerësimit të rasteve penale  nga ana e gjykatësit. Gjatë ligjeratës pati debate lidhur me rastet praktike të prezentuara nga gjykatësi Ma.sc.Valon Kurtaj.

Ligjerata u mbajt në lëndën , e drejta penal I.

Një arsye më tepër është edhe fakti se. departamenti special është departament i  sapo formuar dhe në esencë është themeli i gjykatës speciale e cila në të ardhmen , do të funkcionojë në territorin e Republikës së Kosovës.

Prof.ass. dr.Safet Krasniqi,  ligjerues i lëndës , e drejta penale I.

 

Njoftim

Fakultetit Juridik i Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë kampanjë informuese për qytetarët,  për Orën për Ndihmë Juridik Pa Pagesë ky Aktivitet  do të realizohet me studentët e Klinikës Juridike Penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Kampanja informuese do të mbahet në qendër të Prizrenit  të premten nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Me datë 21 nëntor 2019, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarë në nevojë nga studentët e Klinikës Juridike Penale, nën drejtimin e avokatëve  të licensuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Aktiviteti do të mbahët nga ora 11:00 - 13:00, në hapësirat e Fakultetit Juridik të Universitetit ''Ukshin Hoti'' në Prizren.

Aktivitetit të datës 21 nëntor 2019, do t'i paraprijë një aktivitet vetdijësues me studentë të Klinikës Juridike Penale të cilët do të informojnë qytetarët rreth Orës për Ndihmë Juridike pa Pagesë dhe në një listë pjesëmarrësish do të evidentojnë rastët të cilat do të trajtohen me datë 21 nëntor 2019.

 

Njoftim

Njoftohen sutdentet e vitit te II të fakultetit juridik ne Universitetin ." Ukshin Hoti" në Prizren, grupi i pare dhe grupi dytë  se me date 11. XI.2019  ne fakultetin juridik , do të mbajë ligjeratë , gjykatësi në gjykatën themelore në Prishtinë, departamenti special, Ma.sc. Valon Kurtaj.

Ligjerata ka për temë; Vepra penale , objekti dhe subjekti i veprës penale, dashja dhe format e dashjes , pakujdesia dhe lajthimi faktik dhe juridik. Përmes ligjeratës praktike, gjykatësi do të tregojë në praktikë shqyrtimin dhe vlerësimin e veprës penale nga ana e gjykatësit. Poashtu, një arsye më tepër është edhe fakti se. departamenti special është departament i  sapo formuar dhe në esencë është themeli i gjykatës speciale e cila në të ardhmen , do të funkcionojë në territorin e Republikës së Kosovës. Orari i ligjeratës do të jetë i njëjtë sikurse në orar.

 

Sot në Dekanatin e Fakultetit Juridik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren u mbajt takim për hartimin e planit strategji. Të pranishmit u priten nga U. D. Dekan Prof Kadri Kryeziu.

Nga kryetari i këtij komisioni Prof Arif Riza të ftuar ishin: Zëvendëskryetari I Gjykatës Themelore Artan Serani, gjykatës Atdhe Berisha, Prokurore Mehreme Hoxha, kryetari i  Odes së Avokatëve Hajrip Krasniqi, nënkryetari Komunës së Prizrenit Eshref Memaj dhe anëtarët e komisionit Profesorët e  FJ.

 

Më 04.11.2019 studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik në UPz së bashku me Prof. Ass. Dr. Safet Krasniqi, vizituan zyrat e Shërbimit Sprovues të Kosovës, regjioni i  Prizrenit ku u mbajt edhe një ligjëratë praktike nga përgjegjësi, Nuhi Bytyci. Ai në mënyrë praktike para studentëve shpjegoi rolin e shërbimit sprovues si pjesë e Kodit Penal të Kosovës. Po ashtu, pjesë e kësaj ligjëratë ishin edhe dënimet alternative, zbatimi i tyre përmes vendimeve dhe urdhëresave  të gjykatave.

Shërbimi sprovues është Agjencion në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës

 

Thirrja per aplikim - Klinika Juridike Penale - Vjeshte 2019


Shkarko - PDF


 

Studentët e Universitetit të Prizrenit vizitojnë Akademinë e Drejtësisë

Prishtinë, më 12 qershor 2019, Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë kanë pritur në vizitë një grup të përfaqësueseve dhe studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në këtë takim studentët u njoftuan për sistemin e drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, rolin dhe mandatin e Akademisë së Drejtësisë, me fokus të veçantë në fushën e arsimimit ligjor, ku u shpjegua rreth trajnimit fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar, trajnimin e vazhdueshëm, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me punën e Akademisë.

Nga ana tjetër studentët vlerësuan si shumë të rëndësishme vizitën e tyre në Akademi të Drejtësisë, me ç’ rast shprehën interesimin e tyre për të pasur më shumë njohuri për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e me theks të veçantë për punën e Akademisë së Drejtësisë.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet të dy institucioneve.

https://ad.rks-gov.net/sq/aktivitetet-dhe-lajmet-2019/Details/2442

 

Komisioni i Juristëve të Austrisë nga data 30 maj deri më 1 qershor 2019, i përberë nga udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë së Austrisë, organizoi konferencën profesionale me temën:    Familja dhe Shoqëri, Diversiteti (në bazë të drejtësisë austriake dhe evropiane). Në konferencë ishte i ftuar edhe Prof Asoc Dr Arif Riza.

NJOFTIM

Sot më 28.05.2019,patëm nderin që para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren të ligjëroj Prof Dr Blerim Reka, Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (ish Dekan dhe prorektor). Fakultetit Juridik dhe studentët e falemenderoj Prof Dr Reken për ligjëratën e shkëlqyeshëme.

NJOFTIM

Sot në kuadër të garave kombëtare të organizuara nga USAID- Programi Drejtesia Vlene, morrën pjesë të gjitha Universitetet Publike përkatësisht Pesë Fakultet Juridike, në këtë garë nga Universiteti i Prizrenit morën pjesë 15 studentë të Fakultetit Juridik së bashku me Kordinatorin Dardan Vuniqi.
Studentët e Fakultetit Juridik u shpërblyen me vendin e parë për shkresën më të mirë në rolin e Prokurorit.
Ndërsa në garën e përgjitshëme zunë vendin e dytë.
I tërë ky suksese ju dedikohet studentëve dhe Profesorëve të Fakultetit Juridik..
Një falënderim për mbështetje edhe për dekanin Prof ass Dr Halim Bajraktari profesorin e lëndëve Penale Prof ass dr Armend Podvorica dhe avokatin Prof Naim Spahiu ...

 

Lajmërim

Lajmërohen studentet e Fakultetit Juridik, se me datën 27 Maj 19 në ora 11, për ligjëratat nga lënda E Drejta Evropiane do të jetë i ftuar Prof. Dr. Blerim Reka. Profesori Reka ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës dhe shumë universitete rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe ka qenë ambasador i Republikës Veriore të Maqedonisë në Bruksel dhe kandidatë për President në Republikën Veriore të Maqedonisë. Tema e ligjëratave do të jetë: Drejtësia dhe Punët e Brendshme (liberalizimi i vizave).

 

NJOFTIM

 

Orari i Ligjeratave per Nivelin Master “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike”  Viti i I, Semestri II

Orari preliminar i ligjëratave – Prizren – Java I

 

SHKARKO - PDF

 

NJOFTIM


Njoftohen studentët e vitit të III, semestri i V, se rezultatet e provimit të mbajtur më 29. 01. 2019 në Mjekësi ligjore dhe njëkohësisht Konsultimet do të organizohen nesër (e mërkurë) më 06.02.2019, me fillim në ora 11.00 në Dekanatin e fakulteit Juridik. Strudentët do të njihen me rezultatet e provimit dhe njëkohësisht do të konsultohen për notën. Obligohen për prani në konsultime të gjithë studentët që kanë paraqitur provimin, gjegjësisht të gjithë studentët qi i janë nënshtruar provimit. Mospjesmarrja në Konsulta konsiderohet pajttim me rezultatin, gjegjësisht notën, pavarësisht asaj.

 

Ju falemnderit për mirëkuptim!

 

Njoftim


Njoftohen të gjithë studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik, se provimi nga Lënda Fillet e së drejtës  do të mbahet:

Nesër me datë 22.01.2019 nga ora  10:00 dhe 11:00.

Studentëve  që  ju fillon emri  me shkronjën A- E Provimi mbahet nga ora 10:00 Amfiteatri i madhë Studentëve që ju fillon emri me shkronjën Ë-Zh Provimi mbahet nga ora 11:00  Amfiteatri i madhë

Me respekt,
LL.M Dardan Vuniqi

 

Njoftim

Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik, viti i parë, se ushtrimet në lëndën Gjuhë Angleze I, vazhdojne të mbahen në orarin e njetë, ditën e premte 21.12.2018 nga ora 14:00.

Shqipe Morina

 

Sot më15.11.2018  në Universitetin Ukshin Hoti u mbajt nje ligjerate solemne per hire te 550 vj. te vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeu qe ky vit eshte shpallur nga Shqiperia dhe Kosova :;Viti i Skenderbeut! Ligjeraten solemne e mbajti Prof.Dr.Eqrem Zenelaj , huluntues i 20 arkiveve te vjetra te Europes! Ligjerata ishte tejet interesante ku u shpalosen dokumente gravura dhe te dhena te pa njohura mbi Heroin Kombetar Shqiptar Gjergj Kastrioti Skanderbe! Ligjerata u mbajt ne amfiteatrin e juridikur qe ishte mjafte interesante!

 

Sot Dekani i Fakultetit Juridik Prof Asoc Dr Kadri Kryeziu mori pjesë në konferncën e parë ndërkombëtare "International Conference "State Building in Western Balkan Countries: Justice, Media and Arttë titulluar- Shtet Ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor:Drejtësia, Media  dhe Arti” . Të organizuar nga Universiteti i Pejës "Haxhi Zeka”.
Dekani Prof Asoc Dr Kadri Kryeziu para të pranishmëve prezantojë temën me titull: "VËSHTRIMI I PËRGJITHSHËM KRAHASUAR NËPËR VITE I AKTEVE KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS". Në këtë konferëncë ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga bota akademike nga universitetet e huaja dhe vendore..

 

Thirrja per Aplikim - Klinika Juridike Penale

Shkarko - PDF

 

Sotë me datë 21.09.2018  është mbajtur provimi pranues të afatit dytë për kandidatet të cilët kanë aplikuar për të marr stautsin e studentit të Fakultetit Juridik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren

 

Njoftim për Punë praktike për Studentët e Fakulteteve Juridike - 8 Pozita

Shkarko PDF

 

 

Sotë me datë 19.07.2018 në ora 9 është mbajtur provimi pranues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për të marr stautsin e studentit të Fakultetit Juridik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

Në mbikëqyrje ishte i pranishem Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Ass.Dr. Arif  ,Riza,  Prodekani Prof. Ass. Dr Halim Bajraktari, Kryetari i Komisionit të provimit pranues Prof. Ass. Dr. Mharrem Faiku, dhe profesoret e ketij fakulteti.

 

Sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik së bashku me Dekanin Prof Ass Dr Arif Riza dhe Prof Ass Dr Muharem Faikun i priten Deputetet e këtij Parlamenti Zotri Ulusi Manjen kryetarin e komisionit të hartimit të ligjeve, zonjen Klajda Gjoshaj nënkryetare të Komisionit të Integrimit dhe prof Dr Nora Malaj anëtare e komisionit të edukimit dhe medias, se bashku me stafin e Kuvendit të cilët u njoftuan me punën në Kuvend.

 

NJOFTIM

Njoftohen studentet e vitit te III, te Fakultetit Juridik se njoftimi me rezultastet e provimit dhe konsultimet e provimit nga Lënda 'Mjekesi Ligjore', Semestri i V, organizohen me date 28. 06. 2018 ( E enjte) me fillim ne ora 10.00 në lokalet e Fakultetit Juridik të UPz.

Falemnderit per mirekuptim!
Dr. Fadil U. Kryeziu, profesori i lendes.

 

Sot me datë 18.06.2018 është bër ndarja e Certifikatave nga Dekani i F.J Prof.Ass.Dr.Arif Riza  dhe përfaqësuesja e  National Center for State Courts (NCSC) Zonja Edona Ahmeti për studentet pjesmarres në gara në mes të Fakulteteve Juridike të Universiteteve Publike me ç'rast studentet  Fakulteti  Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” zun vendin e dytë.

 

Sot në Fakultetin Juridik është mbajtur trajnimi një ditor për studentët e këtij Fakulteti.  Ky trajnim u organizuar nga Fakulteti Juridik dhe BIRN –Kosova, me temen: “Përmisimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese Përms Përvojave të Përbashketa”, ku studenteve u janë dhënë Çertifikata për pjesëmarrje  në këtë trajnim.

Me këtë rast Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass.Dr. Arif Riza dhe Prodekani, Prof. Ass.Dr.  Halim Bajraktari, falenderojnë prezentuesit: Lura Limani, Kreshnik Gashi, Labinot Llapashtica dhe Visar Prebreza

 

Studentet e Fakultetit Juridik, grupi i Klinikës Juridike gjatë ushtrimeve përfundimtare në Gjykatën Themelore të Prizrenit ku Dekani  Prof. Ass. Dr. Arif Riza inkurajoi për sukses.   

Departamenti i Shkencave Politike Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike Universiteti “Aleksandёr Moisiu” me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit organizoni konferenc shkëncore
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja shqiptare në arenën
diplomatike ndërkombëtare” Në bashkëpunim me Universiteti i Prizërenit “Ukshin Hoti” Instituti i Studimeve për Europën Juglindore
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup
Fjalë përshëndetëse nga organet drejtuese të Universitetit"Aleksandër Moisiu" Durrës dhe të Partnerëve
Prof. Dr. Lekë Sokoli Proektore e Universitetit"Aleksandër Moisiu" Durrës.
Prof. Asoc. Dr. Arif Riza, Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prizrenit "Ukshim Hoti"
Prof.As.Enver Bytyqi.
Me punimet e veta prezenuan një numër i profesorëve.

 

 

Erasmus+ fushatë informuese për Arsim Cilësor

Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-se në Kosovë, kanë organizuar një sesion informues në Universitetin e Prizrenit, ku në kuadër të fushatës informuese për Arsim Cilësor, Zyra e BE-së në bashkëpunim me zyrën Erasmus+ dhe universitetet Publike në Kosovë, në këtë rast me Universitetin e Prizrenit kanë mbajtur një debat informues me stafin dhe studentë për të diskutuar së bashku rolin dhe rëndësinë e programeve të BE-së, sic është programi Erasmus+. Gjatë këtijë sesioni ishin prezent: z. Libor Chlad nga zyra e BE-së në Prishtinë dhe znj. Blerinë Zjaqa nga zyra Erasmus+ në Kosovë, të cilët prezantuan në pika të shkurta mundësitë e programit, kriteret dhe rolin e programeve të BE-së për Kosovën.

Njëherit u mbajt një takim informues me Dekanin e fakultetit Juridik, prof. Dr. Arif Riza ku ndër të tjera u diskutua për nevojat e këtij universiteti, marrëveshjet aktuale që ka ky Universitet si dhe sfidat me të cilat përballet Universiteti i Prizrenit.

Dekanati i Fakultetit Juridik

 

 

Gjyqtarja në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Zonja Gertraud Marx-Leitenberger mbajti ligjëratë në UPZ

Me ftesën e Dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Arif Riza, sot më datë  28.05.2018 Hëne  në ora 10:30 u mbajt ligjërata në lëndën e Drejtës Evropiane nga Gjyqtarja në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Zonja Gertraud Marx-Leitenberger. Gjykatësen e priti edhe prodekani i këtij Fakulteti Prof Ass Dr Halim Bajraktari dhe stafi akademik.

http://www.eulex-kosovo.eu

 

 

Studentet e vitit të dytë të Fakulteti Juridik i  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Dekani Prof. Ass. Dr. Arif Riza, ishin të ftuar në Televizionin Klan HD në programin Diela Shqiptare në emisionin “shihemi në Gjyq” nga Prof. Dr. Eni Çobanin, ndërmjetësuese dhe Avokate.

Emisioni (autorja) tanimë janë të njoftuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, dhe viset tjera shqiptare dhe diasporë.

Vlen të theksohet, se për herë të parë, për nderë të studenteve dhe pedagogeve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti”  është bërë një prezantim ndryshe nga herët tjera.


 

 

Fakulteti Juridik i  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Fakulteti i Drejtësisë të Universitetit Tiranës, organizuan ligjërata të përbashkëta në Tiran për studentet e viteve të dyta të fakulteteve përkatëse.  Dekani i Fakultetit Nikoqir Prof. Asoc. Artan Hoxha, se bashku me pedagogun Prof Rusi, organizoi pritjen për studentet dhe Dekanin Prof. Ass. Dr. Arif Riza , Prodekani Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari dhe Prof. Ass. Dr. Muhrem Faiku, nga universiteti ynë.

Në të njëjtën kohë studentet dëgjuan edhe ligjërata të përbashkëta me koleget e tyre te Prof. Dr. Altin Sheganin ku i njëjti është edhe pedagog në Universitetin tanë.

 

Fakulteti Juridik i  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Aleksander Mojsiu”, organizuan ligjërata të përbashkëta në Durrës për studentet e viteve të dyta të fakulteteve përkatëse. Dekani i Fakultetit Nikoqir Prof. Asoc. Andon Kume, se bashku me pedagogen Mr. Fjoralaba Disha, organizoi pritjen për studentet dhe Dekanin Prof. Ass. Dr. Arif Riza , Prodekani Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari dhe Prof. Ass. Dr. Muhrem Faiku, nga universiteti ynë.

 

Njoftim

Njoftohen studentet e vitit të dytë të Fakultetit Juridik, më datë 28.05.2018 në ora 10:30 do të mbajmë ligjërata të dy grupeve. Ardhja për sutdentet e vitit të dytë është e obliguar, ndërsa në ligjërata kanë të drejtë të marrin pjesë edhe studentet e vitëve tjerë të Fakultetit Juridik.

Gertraud Marx-Leitenberger

Gjyqtare ne Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

 

Fotografi nga mbrëmja e Absolventiades 2018.

Studentët absolvent të Fakultetit Juridik me Dekanin Prof.ass.Dr. Arif Riza

11.05.2018, Prizren

Sot me datë 03.05.2018. në ora 13, në kuadër të lëndës klinike u mbajt ligjërata në Fakultetin Juridik nga ligjëruesi Drew Engel prokuror i EULEX-it, me temën “përgatitja e fjalës përfundimtare në gjykatë“ në kuadër të programit kërko Drejtësi  i cili është organizuar nga National Center for State Courts (NCSC) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Odes së Avokateve të Kosovës departamenti në Prizren i cili është i financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Zotëri Prokurorin Engel e priti Dekani i Fakultetit Juridik Prof Ass. Dr Arif Riza

 

NJOFTIM

Njoftohen studentet e vitit te III, Semestri i V, te Fakultetit Juridik se konsultimet e provimit nga Lënda 'Mjekesi Ligjore' organizohen me date 04. 05. 2018 ( E premte) me fillim ne ora 10.00 në lokalet e fakultetit Juridik të UPz.

Falemnderit per mirekuptim! Dr. Fadil U. Kryeziu, profesori i lendes.

 

Ligjërata e përfaqësuesve të GIZ-it (Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusamenarbeit, Dr. Peter Ertl- Legal Expert dhe kolegut të tij të ftuar nga Dekani i Fakulteti Juridik Prof Ass Dr Arif Riza dhe studentët e këtij fakulteti, me temën: “Parimet Kushtetuese në Ekonomin e Tregut në Gjermani”.

 

 

Lajmërim

Lajmërohen studentet e vitit të dytë të fakultetit juridik, se ligjëratat nga lënda “E Drejta Evropiane” për ditën e hënë në orën 13 do të mbahen sipas orarit të paraparë, por në këtë kohë do të ligjëron:

Dr. Peter Ertl, Legal Expert, Legal and Administrative Reform Project (LARP), nga Deutsche Gesellschaft für, Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH,German International Cooperation.

Prandaj pjesëmarrja e ligjëratave ka krater obligator.

Me respekt

Dr.iur.Arif Riza Prof. Ass. Dekan i Fakultetit Juridik

 

NJOFTIM

Te nderuar:

Ju informojme se kemi  hapur konkursi per Fulbright Foreign Student Program per bursa per studime master ne SHBA per vitin akademik 2019-2020. Ne vijim nje pershkrim I shkurter per programin si dhe linku per programin ne fjale, data e fundit te aplikimit May 31, 2018

Linku:

https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

Njoftim

Në provimin Gjuhë gjermane ka pasur një numër studentësh nga gjenerata e kaluar, ashtu edhe në Gjuhë gjermane II, ku kanë qenë 84 studentë prezent sipas listës së SEMS-it. Ju e dini, se ata nuk e kanë vijuar mësimin tek unë, prandaj e kam përpiluar një test me njohuritë elementare, që është dashur t’i posedojnë. Andaj pas kontrollimit të provimit nga Gjuha gjermane II kam marr vendim, për t’i pyetur të gjithë studentët nga gjenerata e kaluar me gojë, në mënyrë që vlerësimi të jetë sa më real.

Provimin me gojë me studentët e gjeneratave më të vjetra e kam planifikuar ta mbaj të mërkurën, më datën 21.02.2018 prej orës 9.

 

 

Me datë 28/12/2017, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, u mbajten garat ndërmjet Universiteteve publike të Republikës së Kosovës - Fakulteteve Juridike të  Universitetit të Prishtinës, Prizrenit,Pejës dhe Mitrovicës.
Kjo garë, u organizua nga NCSC në kuadër programit “Kërko Drejtësi”
Në keto gara u zhvilluan gjykime të simuluara. Pas vlerësimit nga ana e jurisë profesionale, fitues doli Fakulteti Juridik i Universiteti te Prizrenit “Ukshin Hoti” duke fituar pikët maksimale në të gjitha rolet e simuluara në këtë seancë.
Dekanit  Fakulteti Juridik Prof Ass Dr Arif Riza,në prani të Rektorit Pro. Dr. Rame Vata dhe Prorektorit Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziut nga udheheqesi i grupit të Studenteve Liridon Pnishi ju dha mirnjohja dhe kupa e ndar nga organizatori i latecekur.

Dkani i falemenderoi, Prodekanin Prof. Ass Dr. Halim Bajraktarin, Kordinatorin Asistent Mr. Dardan Vuniqin, dhe profesorin e lendeve penale Prof. Ass. Dr. Armend Podovoricen dhe profesoret dhe asistentet e Fakultetit Juridik.
Studentet garues ishin:
  • Liridon Pnishi
  • Samire Gigollaj
  • Adonita Karavidaj
  • Gentiana Likaj
  • Ramë Bobaj
  • Teuta Duraj
  • Eljesa Susuri
  • Emanda Qenaj
  • Argëtim Gallapeni
  • Linda Spaqi
  • Imihane Ramadani
  • Adelina Gashi

 

NJOFTIM

Njoftohën Studentët e vitit të II-të, semestri i I-rë , se provimi nga  lënda: E Drejta e Falimentimit, të cilën e ligjëron profesori Ibrahim Mala do të mbahet me dat: 06.02.2018 në ora: 15°°h.

Nga Dekanati

NJOFTIM

Njoftohen studentet e vitit te III, Semestri i V, te Fakultetit Juridik, Grupi i I, se ligjerata e humbur e se henes (08.01.'18) per shkak te pushumit festiv, nga lenda Mjekesi Ligjore do te zevendesohet neser /11.01.'18/ me fillim ne ora 10.00.

Falemnderit per mirekuptim! Dr. Fadil U. Kryeziu, profesori i lendes.

Njoftim

Njoftohen studentet e vitit te III, Grupi i I dhe i II qe zevendesimi i Ligjeratave te humbura nga Mjekesia ligjore ne datat e festes se Vitit te Ri do te zevendesohen neser (06.01.2018) duke filluar nga ora 10.00.

Ju falemnderit ne mirekuptim!

Studentët e UPZ "Ukshin Hoti" fitues të garës nacionale në lëndët penale juridike

Sot me datë 28/12/2017, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, u mbajten garat ndërmjet Universiteteve publike të Republikës së Kosovës - Fakulteteve Juridike të  Universitetit të Prishtinës, Prizrenit,Pejës dhe Mitrovicës.
Kjo garë, u organizua nga NCSC në kuadër programit “Kërko Drejtësi”
Në keto gara u zhvilluan gjykime të simuluara. Pas vlerësimit nga ana e jurisë profesionale, fitues doli Fakulteti Juridik i Universiteti te Prizrenit “Ukshin Hoti” duke fituar pikët maksimale në të gjitha rolet e simuluara në këtë seancë.
Dekani  Fakulteti Juridik Prof Ass Dr Arif Riza, falënderon Kordinatorin e lëndëve klinke Phd (c)  Dardan Vuniqi për angazhimin e tij në këtë program si dhe përgezon studentet që moren pjesë në këtë  gjykim të simuluar si dhe për përfaqësimin dinjitoz të Universitetit.

Studentët dhe Profesorët e Fakultetit Juridik e faleminderojnë përzemërsisht për ligjëratën shumë profesionale të profesoreshës, avokate dhe ndërmjetësuese zonjën Eni Cobani.

 

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar një tryezë të rrumbullaket për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në bashkëpunim Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, me qellim të ngritjes se vetëdijes të studenteve të universitetit nga komunitetet e ndryshme lidhur me të drejtat e njeriut.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin studentet e universitetit të komuniteteve të ndryshme së bashku me Prorektorin Prof. Ass. Dr. Sadik Idrizi dhe Dekanin e Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Arif Riza

 

NJOFTIM

Njoftohen studentet e vitit te III, Semestri i V, te Fakultetit Juridik se ligjerata nga lenda Mjekesi Ligjore me date

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit