Fakulteti Juridik - Programi Barqelor

Qëllimi i Programit

Qëllimi i kësaj fushe studimi është që t’i ofroj studentëve  mundësinë e fitimit të diturive të përgjithshme juridike e cila do tju shërbej atyre si bazë për specializim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme.Duhet t’i siguroj studentët me njohuri në Drejtësi dhe kuptueshmëri  të përgjithshme të saj në kuptimin e gjerë të saj.

Qëllimi nuk është që të arsimohen studentët në një pjesë specifike dhe të specializuar  dhe të ligjit, por për t’ju mundësuar atyre t’i kuptojn qëllimet, parimet dhe instrumentet e ligjit dhe nën fushat e tyre. Mëtutje është e rëndësishme të sigurohet një kuptushmëri interdisiplinore e ligjit i cili do t’i lidh aspektet e ndryshme ne fushën e drejtësisë- ligjin në kontekstin  ekonomin, social dhe historik të tij.

Qëllimi më tepër është që studentët të familjarizohen me ligjin ndërkombëtar dhe krahasimin e tij  me ligjin kombëtar. Në këtë aspekt Gjuha Angleze do të jetë lëndë obligative në dy semestra.

Njëra nga qëllimet kryesore është sensibilizimi i studentëve i normave etike në dretjësi,aplikimi i drejtpërdrejtë i ligjit dhe  vetëdijesimi i  kontekstit të dretjës  ligjore në shoqërinë demokratike.

Objektivat e Mësimit

Në lëndët e tyre të studimeve studentët duhet të fitojn dituri të thella the të përgjithshme në fushën e drejtësisë. Ata nuk do të bëhën specialist në një fushë të drejtësisë, por ata duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë ligjin në konteks të gjerë, me të gjitha funkcionet dhe lidhjet gjithashtu si mungesë e tyre.

Mësimdhënia e cila është e bazuar në  hulumtime që duhet t’ju mundësoj studentëve ta zhvillojn menyrën kritike të mendimit dhe të jenë në gjendje të diskutojn qështje te ndryshme ligjore në mënyrë kuptimplote.

Të diplomuarit do të kenë shkathtësi akademike të adaptueshme sipas nevojave të tregut dhe do të jenë në gjendje  t’i ngarkojn në studimet universitare në vendet me sistem edukimim të avancuar duke zhvilluar aftësi komunikuese të forta, me gojë dhe me shkrim, e që janë të nevojshme për përhapjen efikase dhe të qartë të analizave të ligjit, ne gjuhë amatare dhe të huaj.Këto shkathtësi janë gjithashtu qëllim që të tregoj sukses në karrierën e sektorit publik dhe privat që logjikisht përcjell gradën e ofruar nga ky program.

Ata duhet të jenë në gjendje t’i përdorin metodologjitë specifike të cilat do t’i lejojn atyre t’i shqyrtojn rastet ligjore dhe të mirren me ato.

Ata do të fitojn njohuri në fushën e ligjit Ndërkombëtar dhe Evropian dhe të jenë në gjendje të bëjnë krahasime me ligjin vendor, ta interpretojn atë dhe bien vendime. Secili student duhet të jetë në gjendje të krahasojn sistemet e ndryshme ligjore dhe kuptojn se si ndikon ligji në  shtresat e ndryshme nacionale, Evropiane dhe Ndërkombëtare  ndaj njëri tjetrit. Këto njohuri të përgjithëshme do të ju shërbejnë studentëve më vonë si një bazë e mirë edhe për dhënjen e provimit të jurisprudencës.

Studentët mëtutje  duhet të jenë në gjnedje të zhvillojn vetëdijesimin e lidhjes së ligjit dhe drejtësisë dhe rëndësinë e saj në shoqërinë demokratike.

Ata do të njihen me konceptin e ligjit dhe drejtësisë dhe t’i zbatojn këto standarde bashkarisht me ato standard e demokratike, njerzore dhe etike.

Duje arritur njohuri shoqërore, studentët duhet të jenë në gjendje të komunikojn  dhe kuptojn gjithashtu edhe profesionalistët tjerë të Drejtësisë si jo profesionalist me të cilët ata duhet të punojn bashkarisht.Të gjithë studentët do t’I njohin përfitmet  dhe çmojn punën ekipore.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Fakulteti Juridik i UPZ-së në agjenden e zhvillimit të vetë një prej prioriteteve ka edhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në këtë kontest modeli i përdorur për zhvillimin e këtij Programi  ka qenë Planprogramet mësimore të Fakulteteve të Drejtësisë në Universitetet e Graz-it, Tübingen-it dhe Heidelberg-ut. Mundësitë e implementimit konkret të një bashkëpunimi ndëkombëtar, psh. nëpërmjet  të shkëmbimit të profesorve vizitor do të elaborohen më shumë në faza të mëvonshme.

Pranimi i Studentëve

Do të përcaktohet  nga menaxhmenti i programit dhe universitetit.

Partnerët

Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prizrenit dhe universiteteve tjera synohet të gjenden partnerët përkatës e Fakultetit Juridik të UPZ-së.

Kriterët e Hyrjes

Do të përcaktohet  nga menaxhmenti i programit dhe universiteti.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas