Vizita monitoruese nga Erasmus + për projektin PHDICTKES

26 Tetor 2020

Vizita monitoruese nga Erasmus + për projektin PHDICTKES

Më 16 tetor 2020 Zyra Erasmus + në Prishtinë kishte një vizitë monitoruese në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren i cili është partner në Projektin PhDICTKES.

Përfaqësuesit nga Zyra e EU Erasmus + në Prishtinë u mirëpritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj në Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren.
Në takim ishin të pranishëm, përveç dekanit të FSHK-së, edhe:

  • Jehona Lushaku, Drejtoresh e Zyrës Erasmus + Kosovo
  • Blerina Zjaqa, Erasmus + Kosovo
  • Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi
  • Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri
  • Përparim Avdullahu, Udhëheqës i Divizionit-Zyra për Marrëdhënie me Jashtë
  • Tauland Thaqi, Udhëheqës i Zyrës për Projekte

Dekani i FSHK-së i njoftoi zyrtaret e Erasmus + për aspektet e përgjithshme të përfshirjes së FSHK-së në këtë projekt si dhe në projektet tjera, si dhe për përfitimet që FSHK ka nga këto projekte.
Më pas, Prof. Ass.Dr. Arsim Susuri (koordinator i projektit për Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren) informoi në detaje përfaqësuesit e Zyrës Erasmus + në Prishtinë për progresin e projektit dhe kontributin e dhënë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në këtë projekt.
Prezantimi filloi me pasqyrën e përgjithshme të projektit dhe detyrave të drejtuara nga Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren në këtë projekt, vazhdoi me rezultatet e arritura për detyrat që kanë përfunduar dhe planet për detyrat e të tjerëve që do të përfundojnë në të ardhmen.
U përmend se për shkak të pandemisë COVID-19 shumë vizita u shtynë për më vonë, por aktivitetet vazhduan online dhe puna për projektin nuk u ndal.
Në fund seanca e diskutimit dhe e pyetjeve u drejtua nga përfaqësuesit e Zyrës Erasmus + në Prishtinë dhe përfaqësues nga Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit