Ceremonia e shënimit të 10 Vjetorit të fillimit të punës të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren


Ngjarja Vjetore ALUMNI 2020

Ligjërata frymëzuese nga alumni dhe folës tjerë

Sivjet më 1 tetor do të kemi festë të madhe!

Do të kemi shumë arsye të festojmë.

Programi i kësaj dite të rëndësishme për Universitetin do të jetë i ndarë në dy pjesë:

Pjesa e parë do të nisë prej orës 12:00:

Me një Ceremoni Solemne do të shënohet 10 vjetori i fillimit të punës të Universitetit ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, partnerët vendor dhe ndërkombëtar të Universitetit dhe miqë të shumtë.

PROGRAMI

Hapja, folësi kryesor Rektori

Fjala e përfaqësuesve të institucioneve qendrore

Fjala e partnerëve ndërkombëtar

Shpërndarja e Diplomave për të diplomuarit e vitit 2020

Shpërndarja e mirënjohjeve për studentët e dalluar

Shpërndarje mirënjohje përsonalitëteve që kanë kontribuar për universitetin

Shpërndarja e mirënjohjeve për stafin akademik dhe administrativ

Program me muzikë klasike.

Pjesa e dytë e programit do të vazhdojë prej orës 19:00 me një mbrëmje plot me tema interesante të prezantuara nga folës interesantë në 10 vjetorin e Themelimit të Universitetit dhe Ngjarjes Vjetore ALUMNI 2020

Alumni nga të gjithë fushat studimore të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Folës me dëshmi frymëzuese për gjërat e shkëlqyera që ata kanë bërë dhe janë duke bërë akoma pas mbarimit të studimeve në Universitetin tonë.

Një mbrëmje me miqtë, profesorët, studentët e tjerë dhe të diplomuarit.

Do të jetë edhe një festë përmbyllëse me muzikë të lehtë vendore.

Të gjithë këto aktivitete do të zhvillohen më 1.10.2020

Sigurohuni që të mos mungoni në këtë mbrëmje frymëzuese e përmalluese!

PROGRAMI

Hapja, folësi kryesor Rektori

Ligjërata frymëzuese

Konstituimi i Shoqatës Alumni i Universitetet “Ukshin Hoti” Prizren

Darka me Alumnin dhe stafin e universitetit

Ribashkimi festiv në kafiteritë në Zonën historike të Prizrenit për të gjithë të diplomuarit e Universitetit

Në këtë ngjarje shumë alumni dhe folës kryesor do të tregojnë se si ata u zhvilluan gjatë karrierës së tyre.

Do të ketë punëtori dhe diskutime të hapura nga alumni.

PROGRAMI përfundimtar i Ceremonisë të shënimit të 10 Vjetorit të fillimit të punës të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Ngjarjes Alumni 2020 do të publikohet në shtator 2020.

 

"Për shkak të Pandemisë  Covid-19, aktivitetet e parapara për fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021, janë pezulluar për afat të pacaktuar. "

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS