Shërbimet këshilluese dhe ekspertiza për biznese, industri, institucione dhe organizata të komunitetit

Qëllimi

Universiteti “Ukshin Hoti” do të ofroj një numër shërbimesh të këshillimit dhe ekspertizës për biznese, industri, institucione dhe organizata komunitare si ndihmë në komunitet. Aktiviteti këshillues është një nga mjetet e rëndësishme, të cilat  personeli i Universitetin e Prizrenit mund t'i vë në dispozicion njohuritë dhe ekspertizën e tyre si: qeverinë, organizatat e sektorit publik, grupet e komunitetit dhe biznesin.

Prej ndërveprimeve të tilla përfiton edhe Universiteti i Prizrenit, pasi që stafi i rikthen ato përvoja dhe kontaktet e tyre në mësimdhënie, kërkime shkencore dhe role të tjera që kanë fituar si konsulentë.

Të gjithë palët e interesuara mund t’i drejtohen Universitetit me kërkesë për shërbime këshillimi dhe ekspertiza në ndonjërën nga fushat.

Shërbimet do të marrin në një formë të modifikuar dhe të përpunuar në kuader të Qendrës së T2P-së. Pjesë e projektit është edhe Universiteti i Prizrenit: https://t2p-centers.com/

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit