Hulumtimet

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

UPZ organizoi Konferencë shkencore kushtuar gjuhëtarit Prof. Abdullah Zymberit

09 Nëntor 2019

Në Fakultetin e Filologjisë të UPZ-së u mbajt Konferenca shkencore kushtuar Prof. Abdullah Zymberit, gjuhëtarit, leksikologut, mbledhësit të leksikut popullor të gjuhës shqipe për 40 vjet, i cili punën e tij e shënoi në disa libra botimesh. Konferenca mblodhi dhjetëra studiues nga Tirana e Prishtina, nga Prizreni e Shkodra dhe nga qendra të tjera të Kosovës. Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i UPZ, Prof.asoc.dr. Ismet Temaj, i cili tha se Konferenca shkencore për veprën e studiuesit të shqipes, Prof. dr. Abdullah Zymberit është vazhdim i punës kërkuese shkencore të studiuesve, mobilizim i fuqisë intelektuale hulumtuese të brumit gjuhësor që lanë pas studiuesit siç ishte Prof. Abdullah Zymberi. Më pas, fjalën e mori u.d. dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Ass. Ragip Gjoshi, i cili theksoi se është nder që në këtë Konferencë janë mbledhur studiues që sot do të flasin për një gjuhëtar të mirëfilltë qëmtues të leksikut të gjuhës shqipe. Kryetari i Këshillit organizues dhe prodekan i Fakultetit të Filologjisë, Prof.ass.dr. Xhafer Beqiraj, foli për jetën dhe veprën e Prof. Abdullah Zymberit. Vepra e tij për gjuhën shqipe është shembulli më i mirë që tregon këmbëngulësinë se hulumtimet dhe studimet shkencore si të Prof. Abdullah Zymberit, brumi gjuhësor mbi leksikun e shqipes, do të mbeten përherë një lëndë e pashterur për studiuesit e rinj të leksikut të shqipes. Studiuesit nga Tirana, prof. Dr. Emil Lafe, prof. Dr.Rami Memushaj, nga Universiteti Prizrenit, Prof.ass.dr. Flamur Shala, Prof. Dr. Hasan Mujaj, Halim Haziraj, etj., dhanë kontributin e tyre me kumtesat me tema lidhur me veprën gjuhësore të Abdullah Zymberit. Në fjalën përmbyllëse, Shefi Degës së Gjuhës dhe Letërsisë, Prof.ass. dr. Flamur Shala, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës shkencore të organizuar për nder të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Abdullah Zymberi. Ai tha se Prof. Zymberi takon një brezi gjuhëtarësh që veprën e tyre për gjuhën shqipe e karakterizon kërkimi, hulumtimi, të gjeturat dhe mbi të gjitha rezultatet që për brezat e tanishëm dhe të mëvonshëm shërbejnë dhe do të shërbejnë si një burim i mirë për të nxjerrë rezultate të reja. Fusha, ajo e leksikut të gjuhës shqipe, me të cilën u mor më shumë Prof. Abdullah Zymberi është ndër fushat me kërkime që nuk kanë të sosur. Prof. Zymberi i ishte rrekur kërkimit me rezultate e prurje të reja me të cilat u morën sot, në këtë Konferencë, shumë studiues të veprës së Tij. Në emër të familjes, pjesëmarrësit e Konferencës i përshëndeti vajza e profesorit të ndjerë, Dr. Arbërore Zymberi.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas